Gjermania kërkesë për fonde shtesë BE-së për autostradën Shqipëri-Kosovë-Serbi

Publikuar më 02. 06. 2017 nga Xhensila Demollaj

Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel ka bërë kërkesë krijimin e një fondi nga BE për projektet infrastrukturore në Ballkanin Perëndimor. Ai ka thënë se Brukseli duhet të jetë më i angazhuar dhe të investojë në rajon.Këto komente ai i bëri gjatë takimit me tetë ministrat e punëve të jashtme të Evropës Juglindore, ku u diskutua për zhvillimin ekonomik dhe politik të Ballkanit Perëndimor. Ai gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal, duke shtuar se Gjermania është e interesuar për këtë zonë dhe se se shteti gjerman mbështet integrimin ekonomik të Balkanit Perëndimor, i cili duhet të bazohet në standarde evropiane. “Ne kemi nevojë tani për të përshpejtuar projektet e mëdha të infrastrukturës që janë me rëndësi ekonomike. Projektet me rëndësi të madhe si autostrada ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë. Që kjo të realizohet ne propozojmë për të krijuar një fond shtesë për projektet e infrastrukturës”, tha Gabriel.

XH. D.