×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Gjermania investitori më i madh në Shqipëri, mbështet me rreth 125 milionë euro ekonominë e vendit

Me një fond prej 124,9 milion eurosh Gjermania do të mbështesë katër vitet në vijim investime në sektorët e energjisë, të turizmit dhe të mjedisit në Shqipëri.

Kjo mbështetje, që vjen kryesisht në formën e kredive të buta, ka për qëllim zhvillimin e administrimit të mbetjeve sipas standardeve të BE-së, rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës dhe mbështetjen e zhvillimit rajonal në zonën e bregdetit të jugut dhe zonën Korçë-Pogradec. Tema të rëndësishme këto për zhvillimin e qëndrueshëm dhe miqësor të vendit ndaj mjedisit”-thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane në Tiranë.

Në emër të qeverisë gjermane marrëveshja u nënshkrua nga Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf. Kurse për palën shqiptare atë e nënshkroi Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe e Energjisë, e cila e cilësoi Gjermaninë “një nga partnerët strategjikë dhe gjithmonë i ndodhur pranë Shqipërisë, në këto dekada të rëndësishme për rimëkëmbjen e saj”

“Financimi i këtyre projekteve do të mbështetet në hua me kushte të favorshme nga KfW, që është një nga partnerët tanë më të rëndësishëm e të besueshëm në zhvillimin e infrastrukturës rajonale” vuri në dukje ajo.

Ku do të kryhen investime?

Marrëveshja e parë ka të bëjë investime në Hidrocentralin e Fierzës për të përmirësuar prodhimin e energjisë elektrike. Sipas të dhënave zyrtare të Korporatës Elektro- Energjetike të Shqipërisë (KESH) liqeni i Fierzës – rezervuari i Hidrocentralit të Fierzës – kryesori në Shqipëri. ka një kapacitet prej 2,7 miliardë metra kub ujë. Kur ka rreshje të dëndura shirash, niveli i liqenit të Fierzës,  rritet në mënyrë kritike. Në fillim të këtij muaji prurjet nga rreshjet e shirave arritën në 1700 metra kub në sekondë, sasi që ekspertët e kanë cilësuar të ngjashme me atë të vitit 2010, kur pati një situatë të jashtëzakonshme: u hapën portat e hidrocentralit për të shkarkuar ujrat , në qarkun e Shkodrës u përmbytën 2400 banesa dhe 10 mijë hektarë tokë u ndodhën nën ujë.

Në të tilla raste Hirocentrali i Fierzës rrit prodhimin por rreziku i përmbytjeve është i pranishëm dhe kostot e dëmeve prej tyre janë të larta. Investimet me mbështetjen gjermane pritet të rrisin prodhimin dhe shmangin dëmet në rastet e shkarkimeve.

Marrëveshja e dytë ka të bëjë me investimeve qe synojnë rritjen dhe  zhvillimin e kapaciteteve turistike për t’i dhënë impulse të reja ekonomisë në zonat me potencial turistik në bashkitë e Himarës, Korꞔës, Pogracedit dhe në atë të Pustecit, ku jeton edhe një minoritet maqedonas

Marrëveshja e tretë përfshin investime në menaxhimin e qëndrueshëm dhe miqësor me mjedisin në sektorin e mbetjeve të ngurta. Në verën e vitit të Gjermania dha një grant prej 1,8 milionë eurosh për të kryer studime lidhur me fizibilitetin në këtë sektor. Në një deklaratë për shtyp të Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) lidhur me grantin në fjalë vihej në dukje që “menaxhimi i mbetjeve të ngurta është një fushë e rëndësishme brenda sektorit kyç të infrastrukturës bashkiake në Shqipëri”.

Studimi pritet të sigurojë një paraqitje të detajuar të masave, investimeve dhe modeleve të zhvillimit për ngritjen, funksionimin dhe mirëmbajtjen në mënyrë të qëndrueshme të infrastruktures për mbetjet e ngurta, në linjë me standardet e Bashkimit Evropian. Ai po kryhet  në bashkëpunim të ngushtë me dy studime të financuara nga Kuadri i Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF) si edhe me asistencën e dhënë nga Agjencia Zviceriane për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillim (SECO) për një plan investimesh për gjithë sektorin.

Shqipëria ka një Masterplan dhe plan investimesh në fushën e menaxhimit të mbetjeve të ngurta. Marrëveshja e sapo firmosur është në linjë me këtë masterplan  dhe pritet të ketë ndikim pozitiv jo vetëm në harmonizimin e standarteve në këtë fushë me ato të BE por edhe në përmirësimin e kushteve mjedisore dhe jetesës së qytetarëve.

Bashkëpunimi financiar Gjermani – Shqipëri ka dhënë tanimë mbështetje për ndërtimin e landfill-it sanitar në Maliq të Korçës, financon ndërtimin e një landfill-i sanitar dhe ngritjen e sistemit të mbledhjes së mbetjeve të ngurta në Vlorë. Në marrëveshjen e sapo nënshkruar përfshihet ndërtimi i landfilldit në Berat./DW

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

INSTAT: Punësim pa produktivitet, prodhimi për punonjës ra më 2019

INSTAT: Punësim pa produktivitet, prodhimi për punonjës ra më 2019

Publikuar më 16.02.2021
Numri i të punësuarve u rrit më tej në vitin 2019, por shtim...

Numri i të punësuarve u rrit më tej në vitin 2019, por shtimi i tyre të paktën sipas statistikave zyrtare nuk u shoqërua me rritjen e prodhimit për punonjës. Ecuria tregon se, rritja e numrit të të punësuarve nuk e ka rritur produktivitetin në ekonomi dhe për rrjedhojë, edhe të ardhurat e tyre, sipas të […]

Lexo më shumë

Shqiptarët po kursejnë dhe te ushqimi, familjet e arsimuara ulën konsumin e tyre, 7 qarqet me rënien me drastike

Shqiptarët po kursejnë dhe te ushqimi, familjet e arsimuara ulën konsumin e tyre, 7 qarqet me rënien me drastike

Publikuar më 12.02.2021
Familjet që kishin kryefamiljarin me arsim të lartë kanë ulu...

Familjet që kishin kryefamiljarin me arsim të lartë kanë ulur konsumin në vitin 2019 në raport me vitin 2017, në pjesën më të madhe të qarqeve në vend. Sipas të dhënave të INSTAT, familjet që kishin kryefamiljarin me arsim të lartë në Kukës ulën konsumin me 32% në vitin 2019 në raport me vitin 2017. […]

Lexo më shumë

Vendimi që kufizon të drejtën e shit-blerjes/ Qytetarët nuk mund të shesin apo dhurojnë banesat e përfituara nga ‘Rindërtimi’

Vendimi që kufizon të drejtën e shit-blerjes/ Qytetarët nuk mund të shesin apo dhurojnë banesat e përfituara nga ‘Rindërtimi’

Publikuar më 04.02.2021
Para dy ditësh qeveria shqiptare ka publikuar vendimin e fir...

Para dy ditësh qeveria shqiptare ka publikuar vendimin e firmosur nga Kryeministri Edi Rama, në bazë të së cilës, shtëpitë individuale dhe apartamentet që do të kalojnë në pronësi të qytetarëve përfitues të programeve të rindërtimit, nuk mund të shiten apo të dhurohen. Vendimi titullohet: “Për përcaktimin e rregullave, të kategorive prioritare, masës së përfitimit, […]

Lexo më shumë

Shqipëria e 9-a në botë për eksportin e gështenjës, potenciale për rritjen e fitimeve në zonat e Veriut

Shqipëria e 9-a në botë për eksportin e gështenjës, potenciale për rritjen e fitimeve në zonat e Veriut

Publikuar më 03.02.2021
Kërkesa në rritje për konsumin e arrorëve dhe kushtet e përs...

Kërkesa në rritje për konsumin e arrorëve dhe kushtet e përshtatshme klimatike për prodhimin e tyre në veri të vendit krijojnë mundësi për fitime në banorët e këtyre zonave. Një studim i profesorëve Drini Imami dhe Engjëll Shkreli, i financuar nga BERZH, vërteton se arroret (dhe veçanërisht gështenja) përbëjnë një burim të rëndësishëm të ardhurash […]

Lexo më shumë

Prej disa vitesh ishte përfaqësues për investimet në Shqipëri/ Banka Europiane e Investimeve prezanton drejtuesin e ri për Ballkanin Perëndimor

Prej disa vitesh ishte përfaqësues për investimet në Shqipëri/ Banka Europiane e Investimeve prezanton drejtuesin e ri për Ballkanin Perëndimor

Publikuar më 26.01.2021
Alessandro Bragonzi emërohet Shefi i ri i Zyrës Përfaqësuese...

Alessandro Bragonzi emërohet Shefi i ri i Zyrës Përfaqësuese të Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) për Ballkanin Perëndimor. Ai pason Dubravka Negre, mandati i së cilës përfundoi në mes të janarit. Zëvendës-presidentja e BEI-së, përgjegjëse për Ballkanin Perëndimor, Lilyana Pavlova deklaroi se: “Ne presim me padurim të prezantojmë iniciativat tona të reja për këtë rajon kur bëhet fjalë për rimëkëmbjen nga Covid-19 […]

Lexo më shumë

Keni dy punë? Kujdes, filloni e ruani para, tatimi mbi pagat do t’ju rritet ndjeshëm, të paktën 400 euro më shumë në vit

Keni dy punë? Kujdes, filloni e ruani para, tatimi mbi pagat do t’ju rritet ndjeshëm, të paktën 400 euro më shumë në vit

Publikuar më 02.01.2021
Nëse gjatë vitit 2020, keni pasur dy punë, pavarësisht shumë...

Nëse gjatë vitit 2020, keni pasur dy punë, pavarësisht shumës që jeni paguar në secilën prej tyre, duhet të hiqni para mënjanë çdo muaj, në mënyrë që të mos ju rëndojë kur të duhet të paguani tatimin shtesë deri në fund të prillit 2021. Këtë formë kursimi do të duhet ta bëni tashmë çdo muaj […]

Lexo më shumë

Ulja e pragut dhe heqja e TVSH: Të gjitha ndryshimet fiskale që hynë në fuqi këtë vit

Ulja e pragut dhe heqja e TVSH: Të gjitha ndryshimet fiskale që hynë në fuqi këtë vit

Publikuar më 01.01.2021
Për herë të parë në 2021 nuk është miratuar një paketë e plo...

Për herë të parë në 2021 nuk është miratuar një paketë e plotë fiskale siç ka ndodhur vitet e kaluar, për shkak të situatës së krijuar në vend nga pandemia. Megjithatë, ndryshimet ligjore që hynë në fuqi nga 1 janari 2021 nuk kanë munguar, duke filluar nga rritja e pagës minimale e maksimale, bërja zero […]

Lexo më shumë

Zëri i Amerikës: Ekonomia shqiptare pëson rënie edhe në tremujorin e tretë

Zëri i Amerikës: Ekonomia shqiptare pëson rënie edhe në tremujorin e tretë

Publikuar më 24.12.2020
Shqipëria regjistroi tremujorin e tretë radhazi me një rritj...

Shqipëria regjistroi tremujorin e tretë radhazi me një rritje ekonomike negative, ndikuar nga pandemia e COIVID 19 Të dhënat zyrtare të publikuara sot nga Instituti i Statistikave tregojnë se në tremujorin e tretë ekonomia e vendit ra me 3.47 përqind, kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Në tremujorin e dytë ishte regjistruar […]

Lexo më shumë