×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Gjermania i kujton BE-së: Miratoni hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Qarqe qeveritare nga Berlini i thanë DW-së, se Bullgaria ende nuk po tregon gatishmëri për të zhbllokuar procesin e çeljes së negociatave me Maqedoninë e Veriut. Hapja e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është kthyer në një nga sprovat e kryesisë gjermane të BE-së. Në deklaratë për media, ministri i shtetit për Evropën, Michael Roth, të martën në Berlin u bëri thirrje kolegëve të vet që të miratojnë çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Sot do t’i informojë koleget dhe kolegët e mi për procesin e zgjerimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dyja vendet janë fqinjët tonë të drejtpërdrejtë. Është në interesin e BE-së që të fillojmë negociatat me këto dy vende. Shpresoj që të gjithë koleget dhe kolegët nga të gjitha vendet anëtare të ndërgjegjësohen për këtë interes të përbashkët dhe të jenë të gatshëm të bëjnë përparime pragmatike dhe solidare në kuptimin më të mirë të fjalës. Procesi i anëtarësimit nuk duhet të bëhet peng i kërkesave të anëtarëve të veçantë.”

Bullgaria bllokon

Thirrja e Michael Roth shkon aktualisht në emër të Bullgarisë, e cila po pengon procesin e zgjerimit të BE-së me Maqedoninë e Veriut, për shkak të një grindjeje me vendin fqinj për çështjen e përkatësisë historike të kulturës dhe gjuhës maqedonase. Për shumë vëzhgues në Berlin qëndrimi i Bullgarisë është i pa arsyetueshëm, sidomos nisur nga fakti që Maqedonia e Veriut e bëri një lëshim në identitetin kombëtar të saj, pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit.

Berlini është përpjekur para ca kohësh që të arrijë një kompromis mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, por deri tani pa sukses. Edhe sot, qarqet qeveritare nga Berlini i thanë DW se deri tani Bullgaria nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj bllokues.

Çmim për Zaev

Ndërkohë Gjermania nuk ka reshtur së inkurajuari kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev , që ta mbajë shtetin e tij në rrugën e BE-së, megjithë këto humbje që ka pësuar vazhdimisht. Inkurajimi më i fundit erdhi të hënën, në 16.11.2020, kur fondacioni i afërt me partinë socialdemokrate gjermane, Friedricht Ebert, i akordoi kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev, çmimin për të drejtat e njeriut.

Heiko Maas, ministri gjerman i Punëve të Jashtme mbajti fjalën lavdëruese: “Ju forcuat sundimin e ligjit, luftuat për gjykata të pavarura dhe kundër korrupsionit. Ju ndihmuat demokracinë në vendin tuaj të bëhej dinjitoz. Ky ishte hapi i parë në rrugën drejt Evropës,” tha shefi i diplomacisë gjermane të hënën në Berlin. Zaev ka vendosur që të krijojë një shoqëri për të gjithë, “një republikë të Maqedonisë së Veriut në të cilën të gjithë ndihen si në shtëpinë e tyre dhe të respektuar – pavarësisht nga përkatësia etnike, gjinia ose orientimi fetar,” vazhdoi Maas.

Ishte hera e dytë që Maas mbante një fjalë lavdëruese për një çmim për 46-vjeçarin Zaev. Në shkurt të vitit të kaluar kryeministri Zaev dhe homologu i tij i marrëveshjes së Prespës, Aleksis Cipras, u nderua nga Gjermania në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih me çmimin “Ewald von Kleist”, Maas do të thoshte asokohe se marrëveshja e Prespës do te hapte rrugën e Maqedonisë së Veriut për BE-në. Atëherë problemi qëndronte te presidenti francez Macron, që kërkonte një metodologji të re, para se të çeleshin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Që pas zgjidhjes së kësaj pengese, sërish do të fillonin peripeci me një vend tjetër, këtë nuk e merrte me mend askush. Bllokimi i çeljes së negociatave me Maqedoninë e Veriut çon automatikisht në shtyrjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë, pasi kjo e fundit nuk i ka plotësuar ende kushtet e vendosura nga Bundestagu dhe BE-ja. DW 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Emigrantët shqiptar drejt votës së 25 prillit/ Vendimi detyron emigrantët të regjistrojnë adresat dhe vetëdeklarimin

Emigrantët shqiptar drejt votës së 25 prillit/ Vendimi detyron emigrantët të regjistrojnë adresat dhe vetëdeklarimin

Publikuar më 28.11.2020
Një nga sfidat për zgjedhjet në Shqipëri, do të jetë edhe si...

Një nga sfidat për zgjedhjet në Shqipëri, do të jetë edhe sigurimi i votës së emigrantëve. Dje qeveria ka ndërmarrë një tjetër hap për mundësinë e votimit të tyre, por edhe përfitimin e shërbimeve të tjera të një emigranti në Shqipëri. Në fletoren Zyrtare është publikuar Vendimi i Këshillit të Ministrave për Vetëdeklarimin e adresës […]

Lexo më shumë

Festa e Pavarësisë bën ‘bashkë’ krerët e shtetit në Vlorë, Meta e përshëndet, Rama nuk i kthen as kokën (Video)

Festa e Pavarësisë bën ‘bashkë’ krerët e shtetit në Vlorë, Meta e përshëndet, Rama nuk i kthen as kokën (Video)

Publikuar më 28.11.2020
Kreu i shtetit Ilir Meta, kreu i qeverisë Edi Rama dhe ai i ...

Kreu i shtetit Ilir Meta, kreu i qeverisë Edi Rama dhe ai i Kuvendit, Gramoz Ruçi janë bërë bashkë me rastin e 108-vjetorit të Pavarësisë në Vlorë. Kreu i shtetit dhe kryeministri janë bërë bashkë në ceremoninë e përvitshme të ngritjes së flamurit kombëtar, ndërkohë që vendosën edhe kurora me lule në Monumentin e Pavarësisë, […]

Lexo më shumë

Pompeo, Kim dhe Soreca urojnë shqiptarët për festat e Nëntorit: Më të fortë së bashku!

Pompeo, Kim dhe Soreca urojnë shqiptarët për festat e Nëntorit: Më të fortë së bashku!

Publikuar më 28.11.2020
Sekretari i Shtetit në SHBA, Mike Pompeo ka uruar shqiptarët...

Sekretari i Shtetit në SHBA, Mike Pompeo ka uruar shqiptarët ditën e Pavarësisë. Nëpërmjet një mesazhi, Pompeo shkruan se e këtë vit festohet vendimi i BE edhe të hapur negociatat me Shqipërinë, ndërkohë që ka përgëzuar edhe drejtimin e OSBE-së nga ana e vendit tonë. Urimi i plotë: Ndërsa Shqipëria feston Ditën e saj të […]

Lexo më shumë

Ministrja serbe refuzon Cakajn si “Qytetar Nderi” i Bujanocit: Akuzoi Serbinë për krime lufte dhe gjenocid

Ministrja serbe refuzon Cakajn si “Qytetar Nderi” i Bujanocit: Akuzoi Serbinë për krime lufte dhe gjenocid

Publikuar më 26.11.2020
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëadministrimit Loka...

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëadministrimit Lokal, Marija Obradoviç ka refuzuar që ministri i Punëve të Jashtme Gent Cakaj të marrë titullin ‘Qytetar Nderi’ në Bujanoc. Vendimi u mor gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Serbisë. “26 këshilltarë, kanë propozuar që Ministri Cakaj të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit. Ata e kanë dërguar propozimin […]

Lexo më shumë

Wadephul apelon te Shqipëria që të përmbushë parakushtet e BE-së për negociata

Wadephul apelon te Shqipëria që të përmbushë parakushtet e BE-së për negociata

Publikuar më 26.11.2020
Dy javë para se BE-ja të marrë vendimin përkatës për çeljen ...

Dy javë para se BE-ja të marrë vendimin përkatës për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU-së në Bundestagun Gjerman, Johann David Wadephul, ka shprehur dyshime se çelja e negociatave të BE-së me Shqipërinë mund të fillojë qysh në fund të dhjetorit. Wadephul tha në një takim me […]

Lexo më shumë

Komitetit Teknik merr vendimin për Kuvendin, çfarë pritet të ndodhë të enjten

Komitetit Teknik merr vendimin për Kuvendin, çfarë pritet të ndodhë të enjten

Publikuar më 24.11.2020
Edhe pse pak ditë më parë Komiteti Teknik ndaloi të gjitha t...

Edhe pse pak ditë më parë Komiteti Teknik ndaloi të gjitha takimet me shumë se 10 persona, për Kuvendin e Shqipërisë ka vendosur të lejojë mbledhjen fizikisht. Duke qenë se në këtë seancë të radhës do të bëhet kalimi i disa ligjeve të cilat nuk mund të kryhen online, Komiteti ka vendosur që të lejojë […]

Lexo më shumë

Mbyllet procesi zgjedhor në LSI/ Silva Caka jep shifrat: Pjesëmarrja 80.7%! 28 mijë e 285 anëtarë votuan fizikisht, mbi 16 mijë online

Mbyllet procesi zgjedhor në LSI/ Silva Caka jep shifrat: Pjesëmarrja 80.7%! 28 mijë e 285 anëtarë votuan fizikisht, mbi 16 mijë online

Publikuar më 21.11.2020
Kryetarja e KQZ-së së LSI, Silva Caka ka raportuar shifrat n...

Kryetarja e KQZ-së së LSI, Silva Caka ka raportuar shifrat në përmbyllje të zgjedhjeve brenda LSI. Caka thotë se pjesëmarrja ishte 44 mijë e 413 anëtarë ose 80.7%, nga të cilët 28 mijë e 285 anëtarë votuan fizikisht sot për delegatët dhe kryetaren ndërsa mbi 16 mijë online. Ajo shprehet vetë se ishte e surprizuar […]

Lexo më shumë

Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria u bashkohen sanksioneve të BE-se kundër Bjellorusisë

Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria u bashkohen sanksioneve të BE-se kundër Bjellorusisë

Publikuar më 20.11.2020
Shtatë vende evropiane që nuk janë anëtare të BE-së janë rre...

Shtatë vende evropiane që nuk janë anëtare të BE-së janë rreshtuar me BE-në në sanksionet e vendosura ndaj Bjellorusisë, si përgjigje ndaj goditjes brutale të protestave pro-demokracisë, të shkaktuara nga zgjedhjet e diskutueshme presidenciale në gusht. Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell, në një deklaratë më 20 nëntor, tha se shtatë vendet […]

Lexo më shumë