×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Gjermania: 2 milionë euro asistencë teknike Shqipërisë për negociatat me BE

Nënshkruhet marrëveshja ndërqeveritare Gjermani-Shqipëri për ofrimin nga Gjermania të asistencës teknike për të mbështetur përgatitjet e Shqipërisë për negociatat e anëtarësimit në BE.

Mes Qeverisë shqiptare dhe asaj Gjermane u nënshkrua në Tiranë, të mërkurën, (26.06.2019) marrëveshja për ofrimin nga Gjermania të asistencës teknike për të mbështetur përgatitjet e Shqipërisë për negociatat e anëtarësimit në BE, në kapituj të përzgjedhur ekonomikë të Acquis.

Në një deklaratë për mediat të Ambasadës Gjermane në Tiranë, bëhet me dije se programi i asistencës teknike ka një vlerë prej 2 milionë eurosh dhe zgjat tre vjet. Ai financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe zbatohet nga GIZ, (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit, Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar).

Asistencë teknike në 4 kapituj kryesorë ekonomikë

Synimi i asistencës teknike, thekson deklarata e Ambasadës Gjermane në Tiranë, është “të pajisë, anëtarët e strukturave të ardhshme përgjegjëse për negociatat e Shqipërisë, me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të kryer negociatat e anëtarësimit në BE në katër kapitujt kryesorë ekonomikë.”

Kapitujt në fjalë kanë të bëjnë me cilësinë dhe garantimin e sigurisë së produkteve në treg, mbrojtjen e shëndetit dhe të drejtave të konsumatorëve, zhvillimin e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, mundësimin për shoqëritë tregtare dhe individët për t‘u vendosur apo ofruar shërbime lirisht dhe pa u diskriminuar kudo në BE.

Përtej 4 kapitujve të sipërpërmendur marrëveshja ofron mbështetje për të avancuar në punën përgatitore të nevojshme për përmbushjen e kritereve të kërkuara në këta kapituj.

Rritje e pjesëmarrjes së shoqërisë civile – në zbatimin e marrëveshjes

Marrëveshja ndërqeveritare Gjermani – Shqipëri synon edhe rritjen e pjesëmarrjes së organizatave të shoqërisë civile në procesin e përgatitjes për hapjen e negociatave. Sipas deklaratës për shtyp të Ambasadës Gjermane në Tiranë, kjo do të realizohet përmes lehtësimit nga pala gjermane të  “konsultimeve dhe tryezave të diskutimeve me përfaqësues të komunitetit të biznesit, shoqatave të konsumatorëve dhe aktorëve të tjerë joshtetërorë”.

“Si një ofrues shërbimi me mbi 50 vjet eksperiencë në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillim të qëndrueshëm, GIZ është përkushtuar në formësimin e një të ardhmeje të denjë për t’u jetuar në mbarë botën”, vë në dukje deklarata. Ekspertiza e GIZ mbulon një larmi fushash, duke përfshirë zhvillimin ekonomik dhe nxitjen e punësimit, energjinë dhe mjedisin, paqen dhe sigurinë. “GIZ  kërkohet në të gjithë globin – që nga Qeveria Gjermane, institucionet e Bashkimit Evropian, Kombet e Bashkuara, sektori privat deri tek  qeveritë e shteteve te tjera”, bën me dije deklarata e Ambasadës Gjermane në Tiranë.

GIZ në Shqipëri – projekte me vlerë 200 milionë Euro

Bashkëpunimi midis Republikës Federale të Gjermanisë dhe Shqipërisë filloi në vitin 1988. Gjatë këtyre viteve, GIZ ka realizuar projekte prej rreth 200 milionë euro. Bashkëpunimi me Qeverinë Shqiptare aktualisht është fokusuar në tre fusha prioritare: zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik; uji, ujërat e zeza, mbetjet e ngurta dhe në një masë më të vogël efiçienca e energjisë, thekson deklarata për shtyp e Ambasadës Gjermane në Tiranë./DW

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shqiptarët ishin më të refuzuarit vjet në kufijtë e BE-së, pas ukrainasve

Shqiptarët ishin më të refuzuarit vjet në kufijtë e BE-së, pas ukrainasve

Publikuar më 20.05.2022
Në vitin 2021, rreth 139 000 shtetasve nga vende jashtë BE-s...

Në vitin 2021, rreth 139 000 shtetasve nga vende jashtë BE-së iu refuzua hyrja në Bashkimin Europian në një nga kufijtë e saj të jashtëm, 1% më shumë krahasuar me 137 800 në vitin e kaluar. Eurostat bëri të ditur se, qytetarët ukrainas përbënin numrin më të madh të refuzimeve në vitin 2021 (50,200) dhe […]

Lexo më shumë

Grabitën noterin në Sarandë, arrestohen dy të rinjtë

Grabitën noterin në Sarandë, arrestohen dy të rinjtë

Publikuar më 20.05.2022
Dy organizatorët e grabitjes së noterit Thoma Kaçi në dhjeto...

Dy organizatorët e grabitjes së noterit Thoma Kaçi në dhjetor të 2021 janë vënë në pranga ditën e sotme pas një operacioni të organizuar nga policia e Sarandës. Hajdutët janë identifikuar si Samet Brahimi, 34 vjeç, banues në Shkodër dhe Ilia Mata, 29 vjeç, banues në Tiranë. Sipas policisë këta persona ishin organizatorët e grabitjes. […]

Lexo më shumë

Rrëfimi/ Nuredin Dumani do të vriste një person në Elbasan, por atë ditë ra vetë në pritë

Rrëfimi/ Nuredin Dumani do të vriste një person në Elbasan, por atë ditë ra vetë në pritë

Publikuar më 20.05.2022
Në dosjen e SPAK, “Fisheku i artë” ka një rrëfim të gjatë të...

Në dosjen e SPAK, “Fisheku i artë” ka një rrëfim të gjatë të Henrik Hoxhës, personit që u arrestua së bashku me Nuredin Dumanin në 29 mars të këtij viti në Fier. Ai ka zbuluar se atë ditë ndodhej në Elbasan me Dumanin për të vrarë një person me emrin Oti Killa, porosinë për të […]

Lexo më shumë

Edhe sa kohë ka mundësi Rusia ta vazhdojë luftën në Ukrainë?

Edhe sa kohë ka mundësi Rusia ta vazhdojë luftën në Ukrainë?

Publikuar më 19.05.2022
Charles Lipson Kompleksiteti absolut i luftës në Ukrainë, mu...

Charles Lipson Kompleksiteti absolut i luftës në Ukrainë, mund të fshehë tiparet e saj më të rëndësishme. Prandaj le të reduktojmë disi kompleksitetin, dhe të përqendrohemi tek argumenti qendror: Ukraina ka penguar fitoren e rusëve, por nuk e ka fituar ende luftën. Priten ende luftime të ashpra, por rezultati në fushën e betejës po anon […]

Lexo më shumë

Shqipëria porosit raketa antitank ‘Javelin’

Shqipëria porosit raketa antitank ‘Javelin’

Publikuar më 19.05.2022
Shqipëria është një nga disa vende që ka porositur për të bl...

Shqipëria është një nga disa vende që ka porositur për të blerë raketat antitank Javelin të prodhurara nga konsorciumi amerikan Javelin Joint Venture, e cila përbëhet nga kompanitë Lockheed Martin Corp dhe Raytheon Technologies Corp. Lajmin e bëri të ditur Lockheed Martin në një njoftim për shtyp ku raportoi se blerjet e Shqipërisë, Norvegjisë, Letonisë […]

Lexo më shumë

Dëshmia e Nuredin Dumanit: Ervis Martinaj më dha 100 mijë euro për vrasjen e Endrit Dokles

Dëshmia e Nuredin Dumanit: Ervis Martinaj më dha 100 mijë euro për vrasjen e Endrit Dokles

Publikuar më 19.05.2022
Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha...

Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha nga qelia kanë shkatërruar 8 grupe kriminale.  Nga dosja hetimore janë zbuluar detaje të forta nga dëshmia e Nuredin Dumanit. Mësohet se ndër të tjera Dumani ka thënë se edhe pse është paguar nga Ervis Martinaj ai nuk donte të vriste Endrit Doklen. Shifra që […]

Lexo më shumë

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

Publikuar më 19.05.2022
Bordi i Transparencës në datë 19 Maj 2022, në mbledhjen e ra...

Bordi i Transparencës në datë 19 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i naftës  të jetë 229ekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 217lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës të jetë 229 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 217 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të […]

Lexo më shumë

Dosja e SPAK: Ardian Uzuni përgatiti vrasjen e ‘të fortit’ të Tropojës

Dosja e SPAK: Ardian Uzuni përgatiti vrasjen e ‘të fortit’ të Tropojës

Publikuar më 19.05.2022
Emri i Ardian Uzunit është një ndër emrat për të cilët është...

Emri i Ardian Uzunit është një ndër emrat për të cilët është ekzekutuar urdhri i GJKKO-së ditën e sotme. Prokuroria e Posaçme, SPAK ndërmori aksion në disa qytete të vendit, pas 32 urdhër-arresteve të lëshuara nga GJKKO. Ardian Uzuni, i cili mbahet në paraburgim për vrasje përgatiti planin për të vrarë Filip Gjeloshin, një eksponent i […]

Lexo më shumë