Gjermani, në marrëveshjen e koalicionit edhe Ballkani Perëndimor

Qeveria e arrdhshme e gjermane, në marrëveshjen e sapoarritur të koalicionit, në njërën pikë të saj flet për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, ku angazhohet për parimin e tërësisë, e ku përparësi duhet dhënë shpejtësisë, siç thekson marrëveshja e cila është hartuar nga Unioni demokristian CDU/CSU dhe Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD.

Perspektivë e qartë evropiane

“Ne qëndrojmë mbrapa perspektivës së qartë evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kusht për fillimin e negociatave, përkatësisht anëtarësimin e plotë, është që vendet e këtij rajoni ti plotësojnë në tërësi kriteret. Këtu, para së gjithash, përfshihen reformat gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe të pakathyeshme në fushën e krijimit të shtetit ligjor dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, theksohet në marrëveshjen e koalicionit të arrdhshëm demokristiano-socialdemokrat, i cili u arrit të mërkurën në Berlin.

Në dokumentin me emrin “Ngritja e re për Evropën. Dinamika e re për Gjermaninë. Unitet i ri për vendin tonë,” paralajmërohet që qeveria e re në Berlin “më fuqishëm se deri më tani” do të mbështetë përpjekjet reformuese në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Mbështetje bashkëpunimit

“Qeveria gjermane përveç kësaj, në të arrdhmen, në kuadër të procesit të Berlinit, me vendosmëri do të mbështes bashkëpunimin në mes të vendeve të rajonit,” theksohet në marrëveshjen e koalicionit.

Qeveria gjermane duke reaguar ndaj Strategjisë së zgjerimit të Komisionit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe datës së përcaktuar 2025 si vit eventual për anëtarësimin e Malit të Zi dhe Serbisë në Baskimin Evropian, saktëson se fjala është për një datë kornizë dhe se faktori kryesor për anëtarësimin në BE është plotësimi i kritereve.

Të tjera

Abissnet