Gjermani: Asnjë post në qeveri – Fundi i Schulzit

Pas grindjeve brenda patisë socialdemokrate, Martin Schulz dorëhiqet si nga posti i kryetarit të partisë edhe nga posti i parashikuar si ministër i Jashtëm.

Kryetari në largim i partisë socialdemokrate, SPD, Martin Schulz, për shkak të rritjes së presionit nga radhët e veta hoqi dorë nga posti i parashikuar i ministrit të Jashtëm në qeverinë e re të koalicionit me unionin konservator CDU/CSU.

Ai tha se heq dorë nga pjesëmarrja në kabinetin e ri qeveritar dhe njëkohësisht shpreson, që me këtë të marrin fund edhe grindjet brenda SPD-së. Kjo ka të bëjë edhe me faktin, se ambicjet e tij personale duhet të qëndrojnë pas interesave të partisë. Nga diskutimi lidhur me personin e tij ai sheh të rrezikuar edhe votën e bazës së partisë për koalicionin, theksohet në deklaratën e publikuar të Schulz.

Në gazetën “Bild” thuhej, se nga kryesia e SPD-së i ishte dhënë ultimatum Schulz-it, deri të premten pasdite për t’u tërhequr nga posti i planifikuar i ministrit të Jashtëm. Sfondi i tërheqjes së tij ka të bëjë me pakënaqësinë në bazën e SPD-së, kryesisht në degën më të madhe të partisë në landin e Renanisë Veriore – Vestfalisë. Schulz fillimisht kishte deklaruar, se nuk do të hyjë në një kabinet me kancelaren Angela Merkel.

 Refuzim në masë ndaj Schulz

Sipas një sondazhi, shumica e gjermanëve e refuzojnë Martin Schulz-in në Ministrinë e Jashtme. Tre nga katër të anketuar (72 për qind) e konsideruan këtë si një hap të gabuar, sikurse rezulton anketimi i Forss-s mandatuar nga kanali RTL që u bë sot publik.  26 për qind e konsideronin këtë si të drejtë. Dhe, 60 për qind e anëtarëve të SPD-së nuk donin ta shihnin Schulz në një qeveri nën Angela Merkel./DW/

Të tjera

Dyert e mbyllura

Nga Enver Robelli Ka 100 arsye për të kritikuar politikat e Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit. Në vitin 2003…

Abissnet