“Gjerman kur fitonim, emigrant kur humbisnim”, rrëfehet Mesut Ozil

Mesut Ozil, mesfushori i Arsenal, dha një intervistë për “Daily Mail” ku ka folur për arsyet e tij mbi tërheqjen nga ekipi kombëtar gjerman i futbollit dhe se çfarë mendon për njerëzit që e kanë kritikuar. Gjermani, i cili kaloi katër vite te Real Madridi, ku fitoi një titull të La Liga-s, Superkupën e Spanjës dhe një Copa del Rey, tha se “nuk i dëgjoj ato që njerëzit e tjerë thonë për mua, nuk ka të vërtetë nuk ndikojnë mbi mua”.

Özil, i cili është protagonist në “ringjalljen’ e Arsenalit këtë sezon tha: “Unë nuk iu kushtoj rëndësi atyre se çfarë mendojnë njerëzit për mua. E di se disa njerëz nuk më duan mua, ky është një fakt i jetës. Por, për mua, ajo që ka rëndësi është ajo që mendojnë njerëzit në rrethin tim të brendshëm”.

Ka pasur kritika të shtuara ndaj mesfushorit sidomos pas largimit të tij nga ekipi kombëtar, por mesfushori i lindur nga prindër turq, përmendi diskriminimin si arsyen e tij kryesore për t’u larguar nga kombëtarja.

Mesut Ozil, sërish në këtë deklaratë, iu qëndron fjalëve që tha në muajin korrik, kur edhe njoftoi largimin nga kombëtarja. “Jam gjerman kur fitojmë, emigrant kur humbasim”. Më tej ai thotë se që të mos ndihen pakënaqësi te drejtuesit e ekipit gjerman, pranoi se ka “shumë miq”, të cilët vazhdojnë “të më mbështesin dhe të më inkurajojnë”.

Sa i përket Arsenal-it, ai theksoi se çdo gjë po shkon mirë: “Personalisht mendoj se gjërat po shkojnë mirë, por kjo nuk do të thotë që të largohemi nga puna. Gjëja më e rëndësishme për momentin është se ekipi po ecën mirë. Duhet të shkojmë kudo të uritur për pikë”./EDS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet