Gjerbës, një udhëtim në zonën e këngëtarit të popullit Demir Zyko

Publikuar më 19. 06. 2017 nga Jola Alimemaj

Nga Dilaver Xhelili

Udhëtojmë nga qyteti UNESCO, Berati për në drejtim të  Skrapar rruga qe përshkruajmë është më kthesa që gjelbërojnë. Pasi lëmë pas qytetin e e bukur ushtarak  të Poliçanit marrim rrugën në mes pyllit me pisha për në Çorovodë, sapo mbërrijmë në pikën turistikë të bukur Bogovës ndalemi dhe pimë një kafe dhe më pas vazhdojmë përsëri rrugën e cila përshkruhet nga kanionet e bukura të Osumit. Mbërrijmë në periferi të qytetit të bukur të Çorovodës dhe qëndrojmë pranë një lokali, rrëzë lumit të Guakut, aty ku gurgullimat e ujit dhe zëri i bilbilave tregojnë agimin e një dite të re.

Papritmas  na afrohen dy persona të moshuar, të cilët ishin kuriozë të dinin se nga vinim dhe kush ishim, pasi si qytet i vogël jabanxhinjtë njihen menjëherë.  Na pyesin e ku po shkojmë dhe me menjëherë iu përgjigjemi dot ë shkojmë në fshatin e këngëtarit të popullit, Demir Zyko. Të dy të moshuarit në japin dorën dhe na thonë ju lumtë, Demir Zyka është bilbili, jo vetëm i Skraparit, por edhe më gjerë. “Demiri i ka kënduar më zëmër, si për Skraparin, për trimat. Ai ka mbetur në zemrat e skraparllinjve” na thonë ata. Pasi largohemi nga qytetit Çorovodës marrim rrugën majta  ,në drejtim të fshatit Gjerbësit, i cili është ndërtuar në mes maleve gjigant,  të cilët duket sikur i qëndron mbi kokë fshatit.

Një kilometër larg qytetit të Çorovodës, na shfaqet liqeni vogël, i cili quhet guhaku, që me bukurinë dhe freskinë e tij tërheq të rinjtë, familjarët që të kalojnë ditët e pushimit pran tij. Por, skraparllinjtë e quajnë liqeni Simpatik. Ai jo vetëm se është i bukur, por shërben edhe për furnizimin e qytetit me ujët të ftohtë. Të befasuar nga kjo bukuri marrim rrugën në drejtim të fshatit Radësh. Është një fshat karakteristik të Çorovodës, me shtëpi të ndërtuara me gurë. Fshati na afron një pamje të mirë piktoreskë në rrugën për t’u ngjitur në zonën e Gjerbësit. Largohemi nga fshati Radesh, lëmë pas kanionin gjigant të Gradecit dhe futemi në grykën e Devris, ku në  këtë vend në stinën e dimrit, dëbora arrin një metër.

Përballë maleve të Skraparit, ndodhet peizazhi befasues i zonës Devrisë. Po të udhëtosh edhe disa metra nga Devria, të shfaqet  një pyll gjigant që përbëhet kryesisht nga pisha e egër, bredhi dhe lisi. Megjithëse nuk ekzistojnë shtigje ekzistuese formale, zona ofron shumë mundësi për udhëtime në këmbë, ose pwr tw ngritur kampingje, me një rrugë të përshtatshme që të çon ne fshatin e Gjerbësit. Lugina e Devrisë është një vend i këndshëm për të kaluar kohën. Kjo zonë afron bukuri pa fund në çdo stinë të vitit.

Gjerbësi harmonizohet me malet me luginat e thella përrenjtë e rrëmbyeshëm e sidomos me pyjet e dendur të përzier me bredha, lisa, por ku dominojnë më tepër pishat. Një vend ideal për të zbuluar natyrën me shëtitje të gjata, pikniket e ngjitje në mal. Gjatë udhëtimit deri në Gjerbës është një zinxhirë fshatrash të bukura që fillojnë sapo lëmë pas Çorovodën. Çdo  udhëtar që udhëton nëpër rrugë gjarpëruese do t’i çlodhen sytë në për çdo cep natyre, duke kaluar nëpër luginën e Devrisë. Ndodhemi pak kilometra pasi kemi kaluar Devrinë, për të mbërritur në Gjerbës,  gjendemi 800 metra mbi nivelin e detit, në rrëzë malit Gjerbësit. Një fshat, ku shtëpitë janë të ndërtuara më gurë, ndërsa çatitë me pllaka guri.

Në qendër të Gjerbësit janë të ndërtuar tre hotele, të cilët shërbejnë për alpinizëm dhe turistët e shumë që vizitojnë këtë zonë të bukur. Për t’i bërë sa më të prekshme e të përdorshme bukuritë e natyrës së zonës, të rinjtë që kanë qenë emigrim janë kthyer dhe kanë filluar bizneset në këtë zonë, duke ngritur ferma dhe hotele Peizazhi përballë Gjerbësit.

“Është shumë i bukur”, thonë banorët, duke shtuar se këtë zonë malore ,është shumë e preferuar nga turistët e huaj, në veçanti ata gjermanë.  Banorët këto anë janë shumë mikpritës.  Kjo zonë nuk njihet vetëm për mikpritjen, gatimin, por edhe për emra të mëdhenj të këngëtarëve si Demir Zyko, i cili ka kënduar tërë jetën me pasion për Skraparin ,dhe trimave të tij.

Kush ishte këngëtari Demir Zyko

Demir Zyko, Artisti i Popullit, këngëtari më i shquar deri më sot i iso-polifonisë toske, lindi në Gjerbës të Skraparit më 1911. Megjithëse kishte kënduar nëpër ambiente familjare, në vitin 1960 ngjitet në skenat e festivaleve folklorike. Ai u popullarizua si këngëtar së bashku me grupin e tij të përbërë nga Mehdi Kushe, Shahin Çinari, Neshat Hebibasi dhe Agim Carkanji, me të cilët këndoi edhe këngën e famshme “Mbeçë more shokë mbeçë” në Festivalin Folklorik Kombëtar në Lezhë, janar 1968. Pas kësaj merr pjesë pothuajse në të gjitha aktivitetet e rëndësishme kombëtare për folklorin në Shqipëri, deri në vitin 1983, kohë në të cilën e ndërpret veprimtarinë për arsye shëndetësore. Ka kënduar në gjithë Shqipërinë dhe regjistruar pranë Radio-Tiranës rreth 50 këngë popullore polifonike të Skraparit dhe Toskërisë.

Ndër to përmendim “Ju, o malet e Skraparit”, “Tridhjetë e nëntë, mos ardhsh kurrë”, “Mëmëdheu”, “Përtej Urës së Qabesë” etj.. Ndahet nga jeta më 2 korrik 1992. Pas vdekjes së tij ngrihet shoqata kulturore “Demir Zyko” në Skrapar dhe grupi polifonik “Demir Zyko” në Tiranë. I biri i tij, Dilaver Zyko ka qenë kryetar i komunës Gjerbës.  Ai na tregoi për historinë e babait të tij, Demirin , që një jetë të tërë i ka kënduar Skraparit, trimave, si dhe ka dhënë një kontribut të madh për kulturën e Skraparit. “Kamë qenë dhe jam krenar për meritat e babait tim”, thotë Dilaveri. Ai na tregon me pasion të madh edhe për banorët e kësaj zonë, të cilët janë mikpritës dashamirës, si dhe punëtor të mëdhenj .