Gjendje e jashtëzakonshme në mbarë Europën, MPJ: Informacion për shqiptarët në Bullgari

Informacion për qytetarët shqiptarë, të cilët ndodhen në Bullgari

Autoritetet bullgare për Migracionin kanë vendosur që afati i lejeve të qëndrimit afatshkurtër dhe afatgjatë për shtetasit e huaj, të cilat skadojnë gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme, të zgjatet me 6 muaj.

Shtetasit shqiptarë, që kanë një leje qëndrimi drejt mbarimit të afatit përfitojnë zgjatjen prej 6 muajsh të lejes. Shtetasit shqiptarë mund të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm për rinovimin e lejes së qëndrimit deri në 14 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

Drejtoria e Migracionit ka zgjatur edhe qëndrimin e shtetasve, të cilët kalojnë afatin 3 mujor të qëndrimit në Bullgari.

Shtetasit shqiptarë, të cilët do të tejkalojnë afatin 3 mujor gjatë kësaj periudhe duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së Migracionit për të zgjatur qëndrimin e tyre.

Në rastet e nevojës për asistencë, lutemi qytetarëve shqiptarë të kontaktojnë në numrin e emergjencës së Përfaqësisë +359 894 311 493 ose në adresën e e-mail [email protected]

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet