Gjendet shkrim më lashtë i gjuhës shqipe se “Formula e pagëzimit”

Foto 1 nga 3 Pas Para

Gazetari Albert Nikolla “zbulon” gjurmët e para të shqipes, të shkruara me shkronja pellazge. Ai flet për studimet shkencore që vërtetojnë se shqipja mund të jetë një nga gjuhët më të vjetra në botë

Albert V. Nikolla

Dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe, nuk është “Formula e pagëzimit”, por shkrimet “Hettite”. Do të mjaftonte një vështrim i shkurtër në Fjalorin Shpjegues Hettitisht-Anglisht, dhe në transkriptimet e bëra shkrimeve të kësaj gjuhe, që është më e vjetër sesa Gjuha Sanskrite, për të kuptuar këtë të vërtetë. Por dokumenti qartësisht i dallueshëm i gjuhës shqipe është një shkrim i vjetër gdhendur në gur i gjuhën Maobite, e cili çuditërisht është i shkruar me Shkronja Pellazge që njihen nga të gjithë, dhe që gjenden në formën e tyre të parë primitive tek dorëshkrimet Vincan, 14 km në veri të Beogradit, por edhe gjetjeve arkeologjike në Shqipëri, Rumani, Greqi dhe Bullgari…. (Emri pellazg, vjen nga Pella, që ishte kryeqyteti Paleolitik që ishte ndërtuar mbi kënetën në Maliq (Korçë) , dhe i ka fillesat nga 45 mijë vite deri ne 6.5 mijë vite para Krishtit kur filloi Epoka Megalitike (E gurit) dhe që mendohet të jetë vendbanimi i parë i Homos-Sapinsit të sedentarizuar në Evrope dhe në botë.

Në Shkrimin maobite, flitet për mbretin Balak, që përshkruhet në Testamentin e Vjetër të Biblës. Emri i gjuhës Maobite, është bashkimi i fjalëve të një fjalie Gege: Ma-o-bi-te, (ma=mba, o bi= është mbi, dhe te=të) (në kuptim semantik : është mbi të( mbi gurë e shkruar=lavdia).  Asnjëherë nuk thuhet se për deshifrimin e shkrimeve të lashta, të gjitha studiuesit kanë njohje dhe përdorin gjuhën gege… Guissepe Crispi, (xhaxhai i Françesko Crispi, Kryeministrit të parë të Italisë së Bashkuar), profesor i Universitetit të Palermos, më 1931, në veprën e tij “Memorie mbi gjuhën shqipe”, pat vërtetuar shkencërisht lidhjen mes gjuhës Shqipe dhe asaj Kaldaike dhe Akkadiane (Hebraike e Vjetër), dhe pat deklaruar se Gjuha Shqipe i ka të gjitha elementët që e bëjnë atë Gjuhë të Parë të njerëzimit… Ky pohim vërtetohet nga gjetjet arkeologjike rreth liqenit të Prespës dhe Trumave të Maliqit në Korçë. Në gjuhën e vjetër hebreje: מוֹאָב Moabit’h;: Μωάβ Moabib; në Akkadishte Mu’aba, Ma’ba, Ma’ab; dhe egjiptiane Mu’ab, është emri i një regjioni malor në Jordani, që shtrihet përgjatë bregut të Detit të Vdekur, dhe përmendet gjatë epokës së Hekurit. Ka ekzistuar përkrah mbretërisë së Izraelit, të Judës dhe të Ammonit. Në shekullin e VIII para Krishtit ra nën pushtimin Assirian. Në Bibël , mohabitet janë, të-të njëjtën prejardhje me Hebraikët, që i kanë fqinj, por bënin jo rrallë luftëra për territore me ta.

Gjuha shqipe është së paku në një moshe me gjuhën Hebraike….

Gjetjet arkeologjike më të njohura në këtë zonë janë Kollana Mesha(bënin rite falje rreth kësaj kolone=bënin meshë, fjalë që gjendet edhe sot në shqip), që përshkruan fitoren e Mohabitëve, mbi bijtë e mbretit Omri, Monarkut të Somalisë. Ata pra jetonin në male dhe çuditërisht, siç na thuhet në Dhjatën e Vjetër, Moisiu u ngjit në malet e tyre dhe zbriti me Plakën e gurit me dhjetë Urdhëresa. Sipas të gjitha gjasave Profeti e mori nga ata Shkrimin dhe sipas gjasave aty nisi edhe shkrimi Hebraik. Vetë fotot e mëposhtme janë dokumente të pamohueshme shkencërisht . Nuk ka nevojë për asnjë koment. Fare thjesht mund të krahasoni në dy fotot e dy alfabeteve, atë të gjuhës Maobite, dhe Alfabetin e Elbasanit, për kuptuar të vërtetën e madhe, që gjuha shqipe është së paku në një moshe me gjuhën Hebraike….

Biografia

Albert V. Nikolla ka lindur me 16 nëntor 1968 në Shqipërinë Qendrore (Mat). Kryen studimet në Universitetin e Tiranës, nga viti 1990 deri në vitin 1994. Student i talentuar, laurohet me diplomën në saj të një “memorie” avangardiste (që zbulon lidhjet e dukshme dhe të padukshme mes poezisë franceze dhe asaj shqiptare) të titulluar: “Migjeni dhe Gjeneza e Poezisë Moderne Shqipe” , duke marrë kështu të drejtën për të qenë “Profesor Letërsie” për sistemin e shkollave të mesme. Një diplomë tjetër, akorduar më 1996 nga Instituti Danez i Medias, i jep akses në fushën e gazetarisë profesioniste.

Në fillim, punon si gazetar për të përditshmen “Koha Jonë” për të vazhduar me gazetën tjetër të përditshme (më e madhja në vend) “Shekulli”, ku punon si Shef i rubrikës së informacionit dhe më pas përgjegjës për rubrikat speciale: Reportazhe-Investigime-Dosierë, kryesisht në publikimin e artikujve sa i takon trafikut të fëmijëve, të femrave dhe të drogës. Mbi 400 dosierë investigime e reportazhe, mbajnë firmën e tij.

Albert V. Nikolla ka tre vëllime me tregime në aktivin e tij: “Dashnori i fundit”, “Ngjyrat e çmendurisë” dhe “Lojë tulipanësh”. Por gjithashtu dhe shumë romane, si: “Në kërkim të Perpetum Mobiles” ; “Week-End i përgjakur në Bruksel”; “Golgota e Kuqe”; “Kanun”; “Vallëzim nën Yje” ; “Gjeniu dhe Vrasësit”, “Humbësi i vetvetes”, pa harruar esenë “Shtegtimi i Pelikanëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet