Gjendet këlyshi 18.000 vjeçar, shkencëtarët dyshojnë është qen apo ujk? (Foto)

Foto 1 nga 3 Pas Para

Shkencëtarët po përpiqen të përcaktojnë nëse një këlysh i ngrirë 18 mijëvjeçari gjetur në Siberi është qen apo ujk. Testet e ADN-së e kanë bërë të pamundur të përcaktohet se çfarë lloj kafshe është, dhe shkencëtarët mendojnw se këlyshi mund të përfaqësojë një lidhje evolucionare midis ujqërve dhe qenve të sotëm.

Këlyshi ishte vetëm dy muajsh kur ndaloi së jetuari, por falë kushteve atmosferike tw Siberisw, trupi i tij u ruajt në mënyrë të përsosur. Studiuesi Dave Stanton i Qendrës për Paleontologji në Suedi tha për CNN se kafsha mund të ishte paraardhësi i qenve dhe ujqërve.

Shkencëtarët vazhdojnë analizën e tyre të ADN-së dhe besojnë se gjetjet mund të thonë shumë për evolucionin e qenve. Qentë e sotëm mendohet se janë pasardhës të ujqërve, por ka debate rreth asaj çështje se kur qentë janë zbutur. Një studim i vitit 2017 zbuloi se kjo ka ndodhur 20,000 deri 40,000 vjet më parë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet