Gjëja e vetme që kurrë nuk duhet ta bëni gjatë larjes së flokëve

Kjo ose do të jetë gjëja më e qartë që keni lexuar ndonjëherë, ose do të ju ndryshojë tërësisht jetën tuaj. A jeni gati ta zbuloni? Ju nuk duhet të përdorni kurrë kondicioner në rrënjët e flokëve!!! Uaah?! Po! Për hir të vëllimit të plotë të flokëve dhe nëse ndjeni mëshirë për to, ndaloni së përdoruri kondicioner apo balsam për rrënjët gjatë larjes së flokëve.

Ja arsyeja e dhënë nga stilisti i famshëm Kitty Nadel: “Nëse flokët i keni të drejta dhe të holla, vlerat ushqyese nga balsami do të peshojnë apo rëndojnë rrënjët te poshtë. Duke u përzier me vajrat natyral të kokës, flokët nuk do të kenë fare vëllim, por do të duken pothuajse të lagur që nga mesi i ditës”. Kitty thekson se ju duhet të lani me shampo gjithë kokën tuaj dhe definitivisht të aplikoni balsam apo kondicioner vetëm në skajet e flokëve. Mos harroni se flokët kanë nevojë që të ushqehen, duke i dëmtuar me anë të ngjyrave dhe preparateve ngrohëse, është më se e qartë se kanë nevojë për mirëmbajtje dhe dashuri shtesë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Enklava apo komuna?

Emilie Fort Pothuajse një vit më parë, kur shkëmbeva disa email-e, me një profesoreshë në Beograd, unë theksova përdorimin e…

Abissnet