“Gjej një vajzë të mirë”: Mamaja e Albertit është si gjithë të tjerat

Publikuar më 06. 12. 2017 nga Dionis Xhafa

Tashmë drejtor i programacionit në Tv Klan, Albert Dumani kujtohet njëherë si prezantues i emisionit të popullarizuar në vitet 2000 “Netë vere” apo si zërin karakteristik zyrtar të serialeve të Klan. Dumani ka qenë i ftuar te Rudina ku ka treguar se çfarë do të ndodhë në serialet në vijim të një prej serialeve që po bën goxha bujë.

Por pas kësaj ka pasur një video-mesazh nga mamaja e Albertit: “Dua tani një vajzë të mirë. Të martohesh me të dhe të krijosh një amilje të mrekullueshme”. Ndërsa përgjigja e prezantuesit të njohur ishte: “po ti je e re mi, ke kohë të bëhesh gjyshe”.