Gjata: Nuk do të ketë arrestime të mëdha. Arta Marku do t’i bëjë?!

Juristi i njohur Çlirim Gjata i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se nuk do të ketë arrestime pa kaluar më parë gjyqtarët procesin e vettingut.

Pjesë nga deklaratat:

Gjata: Arrestimet ku janë?! Kurrë nuk e besoj që ndërkombëtarët të ndërhyjnë në shkelje të ligjit. Edhe sovranitetin që kemi kufizuar, do të thotë të pranojmë ligjet që na japin ata. Ku bie uji në këtë moment? Tek Vettingu. Me këta gjyqtarë dhe prokurorë të pa vetuar nuk do të ketë arrestime. Pa kaluar Vettingu nuk ka arrestime. Kot lodhet prokurorja.

Po përgatit institucionet pikërisht sic është Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të kapura nga politika.

Jo se do të bëjë arrestime prokurorja. Për të bërë arrestime duhet të ketë personalitete në prokurori? Ajo do të bëjë arrestime të mëdha?

Pa kaluar vettingu asnjë arrestim. Unë vë bast për këtë.

 

Të tjera

Lavdi sportit!

Nga Enver Robelli Në çdo Kampionat Botëror të futbollit është mirë të lexohet libri “Lavdërimi i sportit” i profesorit Hans…

Abissnet