Gjashtë vullkan nën detin e Siçilisë

Gjashtë vullkane u zbuluan nën sipërfaqen e detit, jo shumë larg nga brigjet e Siçilisë jugperëndimore në Itali.

Në zonën mes Mazara del Vallo dhe Sciacca, ekspertët e institutit kombëtar të oqeanografisë dhe gjeofizikës eksperimentale, i zbuluan në thellësi, vetëm pak kilometra larg bregut, gjatë një misioni kërkimi me anijen ‘Ogs Explora’.

Në sajë të hartave detare me rezolucion të lartë, shkencëtarët e drejtuar nga Emanuele Lodolo, i lokalizuan që të gjashtë vullkanet në një distancë deri në 22 kilometër larg bregut.

“Vullkani më i afërt me bregun quhet Actea dhe ka një morfologji komplekse dhe ka një strukturë llave të shtrirë në katër kilometër sipërfaqe në në det”, deklaroi Emanuele Lodolo.

Vullkanet ndodhen rreth 14 kilometër në veri të vullkaneve që njihen si Banco Graham, ku u gjet ishulli i famshëm i Ferdinandea, i cili u krijua në vitin 1831 një aktivizimi i një vullkani nënujor. Me pak fjalë tmerri në detin Mesdhe, vijon të jetë i pazbuluar i gjithi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet