×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

‘Gjak dynjaja’/ Pronari i banesës tregon vrasjen makabre të 37-vjeçares në Elbasan, viktima ishte me urdhër-mbrojtje

Janë zbuluar detaje tronditëse nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan, ku 37-vjeçari Ramiz Mici goditi me thikë për vdekje bashkëjetuesen Jetlira Elezi. Ngjarja mund të ishte parandaluar pasi viktima ishte pajisur me urdhër mbrojtje dhe e kishte denoncuar bashkëjetuesin e saj dhunues, i cili e kishte rrahur pesë ditë më parë. Pas sherrit dhe dhunës, viktima kishte kërkuar ndihmë në polici, por ende nuk dihet pse është lënë i lirë bashkëjetuesi dhunues.

Sot 37-vjeçarja do të largohej nga banesa pasi kishte gjetur shtëpi tjetër. Duket se ky ka qenë shkaku i debatit të fundit që çoi në vrasjen e saj. Ramiz Mici së bashku me 37-vjeçaren jetonin në lagjen “Skënderbej” në një banesë me qira. 37-vjecarja ishte e divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e parë. Edhe autori i vrasjes ishte i divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e mëparshme.

Autori i dyshuar i vrasjes së 37-vjeçares, Ramiz Mici

Pronari i banesës ku dy 37-vjeçarët jetonin me qira ka treguar për mediat se para pesë ditësh ata kishin pasur një zënkë pas së cilës gruaja kishte shkuar në polici dhe kishte denoncuar ngjarjen. Pas konfliktit, Ramis Mici vijoi të jetonte në ambientet që ata kishin marrë me qira në katin e tretë ndërsa Etlirën pronari i shtëpisë e kishte siguruar në ambiente të tjera në kat të parë.

Jetonin me qira. U grindën të dy. Pa e ditur neve se si. Rrinin të dy këtu. Kishin një muaj që kishin ardhur. Erdhën nga një grindje e vogël. A e solli ajo, a e solli ai, ikën në polici, denoncoi. Erdhi policia këtu. Nuk e pamë si ndodhi.

Para 4-5 ditësh denoncoi në polici. Ajo iku nga shtëpia, i lirova unë një dhomë. Ajo punonte në privat. Ai punonte te këto gipsat a nuk e di ku punonte. Nuk e dimë përpara. Këtu jo. Policia i kishte dhënë urdhër mbrojtje si thoshte ajo. Mbrëmë në orën 1 pa 10 vjen këtu në ballkon. Doli ai nga dera. Kishte përplasur derën e pa gruaja. Edhe ajo vetëm qe se gocën e kishte te burri. Si përfundim shiko në kat të dy drita ndezur.

Ajo e kishte derën hapur. Zbrita poshtë, dola në cep. Ajo ishte mbuluar në gjak, kishte mbaruar. Në orën 1 pa 10 ka dalë ai që iku. Unë dola këtu. E kishte shtrirë me kurriz. Këtu ishte bërë gjithë gjak. Vajza jetonte me atë. Kishte tre katër ditë që kishte ikur te i ati. Erdhi policia këtu i bënë dokumentet. Ne ishim në gjumë kur ndodhi ngjarja”, shprehet pronari i banesës.

Pronari i banesës

Leme Zdrava tha se 5 ditë më parë në shtëpinë e tyre ka ardhur policia, ndërsa viktima kishte kërkuar urdhër mbrojtje.

“Ata jetonin në kat të dytë, secili dhomë më vete. Ai erdhi si fillim i pari në shtëpi, e dha qiranë. Më pas erdhi zonja. Ndenjën mirë, nuk kishin probleme. Nuk kishin asnjë problem. Me pas erdhi policia, aty mësova se kishte marr urdhër mbrojtje. Me tha se do ikte. Unë nuk i mora lekë më se më erdhi keq, pasi e pashë me një vajzë. Ajo punonte me dy turne, ishte e urtë. Ajo do ikte sot nga kjo shtëpi, se tha që vajzën e kishte afër me shkollë atje ku punonte.”, tha ajo.

Dhoma ku u vra 37-vjeçarja

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Dy makina të djegura, luksi në rrjetet sociale dhe skamja në familje: Kush është “gangsterrja” e Bilishtit, Deizi Arapi

Dy makina të djegura, luksi në rrjetet sociale dhe skamja në familje: Kush është “gangsterrja” e Bilishtit, Deizi Arapi

Publikuar më 26.09.2022
Dje, në orët e para të mëngjesit, makina e 27-vjeçares nga B...

Dje, në orët e para të mëngjesit, makina e 27-vjeçares nga Bilishti, Deizi Arapi është gjetur e djegur pranë banesës së saj. Pas ngjarjes, nuk ka vonuar edhe reagimi nga 27-vjeçarja, e cila në dëshminë e saj ka hedhur dyshime të forta se, kjo ngjarje ka ndodhur pasi ka patur një konflikt vite më parë […]

Lexo më shumë

“Jam një grua, një nënë, e krishterë”, kush është Giorgia Meloni që jetë kryeministre e Italisë

“Jam një grua, një nënë, e krishterë”, kush është Giorgia Meloni që jetë kryeministre e Italisë

Publikuar më 26.09.2022
Koncepti i familjes që u shfaq nga një fëmijëri pa baba, ësh...

Koncepti i familjes që u shfaq nga një fëmijëri pa baba, është baza e formimit politik të Giorgia Melonit, shkruan La Reppubblica për profilin e gruas që ktheu të djathtën në pushtet në Itali. Sot, si në kohët e fillimit të militimit të saj në të djathtën romake, liderja ka në krah të njëjtin grup […]

Lexo më shumë

Avokatja myslimane: Të legjitimohet martesa me shumë gra në Shqipëri

Avokatja myslimane: Të legjitimohet martesa me shumë gra në Shqipëri

Publikuar më 26.09.2022
Avokatja Migena Balla, njëherësh praktikante e besimit islam...

Avokatja Migena Balla, njëherësh praktikante e besimit islam, thotë se poligamia duhet legjitimuar për shkak të ekzistencës së saj “de facto”. Balla thotë se askush nuk i tregon hapur lidhjet jashtëmartesore në shoqëri apo dhe martesat me më shumë se një grua. Avokatja vë në dukje ka mungesë sinqeriteti nga hoxha që bën një martesë […]

Lexo më shumë

Arrestimi i mjekut të Traumës, kolegu: Edhe unë kam marrë bakshish, s’kam turp, as frikë

Arrestimi i mjekut të Traumës, kolegu: Edhe unë kam marrë bakshish, s’kam turp, as frikë

Publikuar më 26.09.2022
Pas arrestimit me bujë të mjekut të traumës, ka folur kolegu...

Pas arrestimit me bujë të mjekut të traumës, ka folur kolegu i tij Ilir Allkja i cili  thotë se është e vështirë që të gjesh një doktor në Shqipëri, i cili nuk ka marrë një pagesë për shërbimin mjekësor që ka ofruar. Në emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, Allkja u shpreh se edhe […]

Lexo më shumë

Hakerat zbulojnë pamjet sekrete nga qelitë e policisë dhe të pikave kufitare

Hakerat zbulojnë pamjet sekrete nga qelitë e policisë dhe të pikave kufitare

Publikuar më 26.09.2022
Hakerat kanë shtënë në dorë të dhëna dhe pamje filmike nga s...

Hakerat kanë shtënë në dorë të dhëna dhe pamje filmike nga serverat e institucioneve të ndryshme në vend dhe nuk po ndalen së publikuari ato në rrjetin e komunikimit “Telegram”. Sot ata kanë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë në drejtorinë e policisë në Tiranë dhe komisariatet në disa qytete të tjera. Në pamjet e nxjerra […]

Lexo më shumë

Nxënëset e shkollës turke ‘Mehmet Akif’ në protestë para MAS: Jep dorëheqjen Evis Kushi, e mbyte arsimin

Nxënëset e shkollës turke ‘Mehmet Akif’ në protestë para MAS: Jep dorëheqjen Evis Kushi, e mbyte arsimin

Publikuar më 26.09.2022
Nxënëset e shkollës “Mehmet Akif” kanë dalë këtë të hënë në ...

Nxënëset e shkollës “Mehmet Akif” kanë dalë këtë të hënë në protestë para Ministrisë së Arsimit dhe kanë kërkuar dorëheqjen e Evis Kushit. Nxënëset kërkojnë të anulohet vendimi për heqjen e licencës së shkollës dhe duan një takim me ministren Kushi për t’ju përgjigjur rreth pyetjeve që ato kanë, se çfarë do bëhet me 160 nxënëse […]

Lexo më shumë

U arrestua për korrupsion, mjeku i Traumës pëson ishemi cerebrale

U arrestua për korrupsion, mjeku i Traumës pëson ishemi cerebrale

Publikuar më 26.09.2022
Mjeku Fitim Marku, i cili u arrestua pak ditë në spitalin e ...

Mjeku Fitim Marku, i cili u arrestua pak ditë në spitalin e Traumës pas mori ryshfet nga një agjent i infiltruar ka pësuar ishemi celebrale në paraburgim. Ai është dërguar me urgjencë në spital ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Mësohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mjekut do t’i komunikohej ditën […]

Lexo më shumë

Pasi shpalli rekrutimin dhe Rusia është në protesta, Putin “arratiset” në shtëpinë e tij sekrete në fshat

Pasi shpalli rekrutimin dhe Rusia është në protesta, Putin “arratiset” në shtëpinë e tij sekrete në fshat

Publikuar më 26.09.2022
Ndërsa dhjetëra qytete ruse organizojnë protesta të përditsh...

Ndërsa dhjetëra qytete ruse organizojnë protesta të përditshme kundër rekrutimit të parë të vendit pas Luftës së Dytë Botërore,  një gazetar rus ka zbuluar, duke cituar një burim të besueshëm, se Vladimir Putin shkoi me pushime në shtëpinë e tij sekrete menjëherë pas njoftimit “bombë” të mërkurën e kaluar. “Pavarësisht mohimeve nga Kremlini, Putini duket […]

Lexo më shumë