Gianni De Biasi fushatë për mbledhje fondesh për të prekurit nga tërmeti (video)

Gianni De Biasi është solidarizuar me popullin Shqiptar, pas tragjedisë që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit me 51 viktima dhe me qindra të plagosur.

Nëpërmjet një video-mesazhi të postuar në Facebook, ish-trajneri i kuqezinjve fton miqtë e tij italianë në grumbullimin e fondeve për të prekurit nga tërmeti.

“Përshëndetje të gjithëve! Miqtë e mi të “Bici E Solidarieta’ Carovigno” organizojnë të shtunën, më 14 dhjetor, një takim bamirësie në favor të njerëzve të goditur nga tërmeti në Shqipëri. Ju ftoj të merrni pjesë sa më shumë, për të dhënë edhe ne kontributin tonë. Edhe një herë faleminderit dhe forca Shqipëri!”

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet