Getoari nxjerr zbuluar Luanën, tregon vendin e saj sekret

Luana Vjollca ka publikuar së fundmi disa foto shumë tërheqëse të realizuar në një vend special. Moderatorja shihet në një ballkon, prej të cilit Tirana dallohet si në pëllëmbë të dorës.

“Larg…”, ka shkruar Luana përkrah fotove, pa zbuluar se në çfarë vendi i ka realizuar. Por atë e ka nxjerrë zbuluar kunati i saj, Getoari, i cili ka treguar indirekt se ajo ndodhet në shtëpinë e tij dhe të Marinës.

“Shumë i bukur ky vendi”, shkruan Getoari duke e shoqëruar me figurën e një fytyrë me gjuhën jashtë.

Ky koment ka rrëmbyer vëmendjen e fansave të cilët kanë komentuar: “E keni marrë përgjysmë këtë ballkonin”.

Luana ka treguar se ka një marrëdhënie perfekte jo vetëm me motrën, Marinën, por edhe me Getoarin dhe siç duket disa orë ose ditë ajo i kalon në shtëpinë e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet