Gerrard: Ishte e pamundur që Coutinho që qëndronte te Liverpool

Publikuar më 10. 01. 2018 nga Jola Alimemaj

Kalimi i Coutinos te skuadra e Barcelonës për shifrën e 160 milionë euro shkaktoi një zemërim të madh te tifozët e Liverpool. Shumë prej tyre filluan të digjnin fanellat e brazilianit në shenjë irritimi për largimin e tij. Legjenda e Liverpool, Steven Gerrrard ka theksuar se Coutinhon ishte e pamundur ta mbajë në skuadër. Sipas tij oferta e Barcelonës ishte e vështirë për tu refuzuar dhe shumë lojtarë e kanë ëndërr që të luajnë për katalanasit. “Si një fans i madh i Liverpoolit, unë ende nuk arrijë të perceptojë se si u largua Coutinho.

Padyshim do na mungojë shumë. Duhet ta pranojmë se të gjithë lojtarët e kanë ëndërr që të luajnë për Barcelonën dhe në momentin kur vjen mundësia, lojtarët nuk e humbin atë. Coutinho është një njeri dhe lojtar i madh dhe unë e respektoj vendimin e tij dhe normalisht i dëshiroj gjithë të mirat. Liverpool bëri gjithçka që ta ndalojë transferimin e atij, por dështoi. Tani ato kanë një shumë të madhe parash të cilat duhet t’i përdorin me mençuri për përforcime të reja”, ishin fjalët e Steven Gerrard.