Gerard i jep mundësinë e artë Eros Grezdës

Trajneri Stiven Gerrard është i paduruar për të parë se çfarë do të bëjë Eros Grezda në takimin e nesërm ndaj Motherwell-it, të vlefshëm për kampionatin skocez. Sulmuesi i kuqezinjve është në qendër të vëmendjes pas kalimit të tij në Skoci dhe për shkak se nuk ka përmbushur pritshmëritë po vihet gjithnjë e më shumë në presion. Por tekniku anglez beson se shqiptari tani ka një mundësi të mirë të sigurojë vendin e tij si titullar.

“Kemi pasur shumë dëmtime, sidomos në repartin ofensiv, por jam shumë i emocionuar dhe po pres me padurim të shikoj se çdo të bëjë Grezda. Ky është shansi i tij për të impresionuar dhe ta fitojë fanellën e Rangers-it”, tha Gerrard në koherencën për shtyp para takimit.

Kurse Grezda u shpreh se do të bëjë të pamundurën në fushë.

“Është e vërtetë, shokët kanë qetë të pafat me dëmtimet. Unë e shoh këtë si një mundësi shumë të mirë për veten. Është një ndeshje e rëndësishme për skuadrën dhe për mua, prandaj shpresojmë te fitorja. Kam pritur për mundësinë time dhe tani dua ta shfrytëzoj”,- tha Grezda.

Sulmuesi foli edhe për sfidën e radhës së Shqipërisë ndaj Skocisë.

“Para se të vija te Rangers, nuk dija shumë gjëra për kampionatin skocez dhe as për kombëtaren. Do të luajmë kundër Skocisë me 17 nëntor në Shqipëri, një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Do të kërkojmë me doemos fitoren, për të qëndruar në Ligën e Kombeve. Por kemi një ndeshje të rëndësishme të shtunën këtu në kampionat, prandaj të fokusohemi te takimi i ardhshëm. A do i shënoj Alan MekGregor-it? I kam thënë që do t’i shënoj, shpresoj t’ia dal”,- përfundoi ai. /EDS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet