Georgina, dedikim Ronaldos pas tre golave: Bota e futbollit është e jotja (FOTO)

Kristiano Ronaldo ishte padyshim njeriu i ndeshjes, në përmbysjen ndaj Atletiko Madridit në “Juventus Stadium”, ku me tripletën e tij tregoi më së miri vlerat e tij.

Tre golat e Ronaldos emocionuan jo pak edhe të dashurën e tij Georgina Rodrigues. Bukuroshoja nuk i mbajti lotët ndërkohë që gjithë stadiumi ishte ngritur në këmbë për heroin e ndeshjes.

Pas fitores 3-0 ajo i ka kushtuar disa fjalë “CR7”- ës, ku shprehet se bota e futbollit është e tij. “S’mund ta vjedhin këtë 3-0. E meriton, jo thjesht për tre golat e kësaj mbrëmje. E meriton për përkushtimin tënd, për atë çka merr nga klubi ku je. Je një drejtues për shokët, trajnerit dhe të gjithë ne që të admirojmë e mbështesim çdo ditë. Karma ekziston. Zoti e di, Zoti ta jep, sepse bota e futbollit është e jotja. Të duam. Kristiano, Mateo, Eva, Alana, Georgina”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet