×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Gënjeshtra e Ramës për të mbyllur plazhet, kërkon që qytetarët t’i binden urdhërave të tij

U tha se asnjë shtet nuk ka hapur plazhet, si gënjeu sërish kryeministri Edi Rama

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka thënë sërish një gënjeshtër gjatë deklaratës së djeshme. Në pasditen e ditës së shkuar, Rama doli live në një komunikim nga rrjeti i tij social Facebook, ku lajmëroi për masat e reja që do të vihen në zbatim pas datës 1 të muajit qershor.

Ai njoftoi se me datë 1 do të hapen kufijtë tokësor me shtetet fqinje dhe ndërkohë foli edhe për turizmin, duke thënë se plazhi do të vijojë të jetë i mbyllur dhe për të gjithë do të hapet në datë 10 qershor, ndërsa me datë 1, do të hapet plazhi vetëm për hotelet.

Sakaq, gjatë komunikimit Rama tha se asnjë vend në botë nuk i ka hapur plazhet.

“Në 1 qershor do hapen kufijtë, por jo plazhet. Sharjet e atyre që më shajnë nga Dhërmiu. Asnjë vend në Europë nuk i ka hapur plazhet, asnjë vend. Këtë javë mbyllet sistemi i administrimit të plazheve. Greqia do t’i hapë plazhet në korrik, Italia nuk ka vendosur ende. Ne do t’i hapim plazhet nga 1 qershori vetëm për hotelet. Do të jetë një autoritet licencues për të lejuar vendosjen e çadrave.”- u shpreh Rama gjatë komunikimit.

Por, pavarësisht deklaratës së kryeministrit tonë për këto shtete, Greqia ka një javë që ka hapur plazhet dhe përsa i përket Italisë, kjo e fundit edhe pse ndër vendet më të prekura nga pandemia COVID, ka planifikuar që të hap plazhet këtë javë, edhe pse bregdeti është mbushur plotë akoma pa u bërë zyrtar ky vendim nga shteti italian.

Ndërkohë, në lidhje me protokollet e sigurisë, në Greqi çadrat duhet të mbajnë largësi 1.5 metra, ndërsa grupet e njerëzve duhet të mbajnë largësi prej 4 metrash.

Nga ana tjetër, Italia meqë po përgatitet të hapë plazhet zyrtarisht, ka krijuar një aplikacion ku leja për njerëzit për të dalë në plazh do të merret me anë të tij. Ndërsa familjet do të ketë 10 metra katror distancë.

Gjithashtu edhe Mali i Zi dhe Kroacia i kanë hapur plazhet me masa sigurie për të mbrojtur shëndetin e njerëzve.

Shqipëria, vijon akoma me masa të rrepta edhe pse shtete shumë më të goditura se ne kanë hapur vendin. Gjithashtu, kujtojmë që edhe mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, ka deklaruar ditën e djeshme që rrezet e diellit dhe e dalura në bregdete bën mirë për qytetarët.

Dhe përsa i përket këtyre të fundit, shumica prej tyre nuk duan t’i binden më urdhërave të Ramës pasi shprehen se u duken absurde.

Disa foto të fundit, që po qarkullojnë në rrjet, tregojnë fundjavën e shtetasve grekë, të cilët i dhanë fund karantinës dhe ju kthyen jetës normale.

Ndërsa fotoja më poshtë, është foto e kapur në Itali, ku shihen pjestarët e një familjeje të cilët i janë kthyer jetës normale gjithashtu pasi u mblodhën në plazhe për të shijuar diellin apo duke notuar në det.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shefi i Epidemiologjisë me koronavirus, karantinohen edhe 8 persona të tjerë

Shefi i Epidemiologjisë me koronavirus, karantinohen edhe 8 persona të tjerë

Publikuar më 07.07.2020
Pas rastit të shefit të Epidemiologjisë në Bulqizë, Afrim Su...

Pas rastit të shefit të Epidemiologjisë në Bulqizë, Afrim Sula, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus, gjatë ditës së sotme janë izoluar edhe 8 persona të tjerë. Mësohet se 3 anëtarë të personelit të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Bulqizë janë izoluar pasi kanë pasur kontakt me Sulën. Gjithashtu, veç stafit, janë karantinuar edh […]

Lexo më shumë

Speciale/ A besojnë vërtetë shqiptarët? Rritje alarmante, në Shqipëri ka 611 grupime fetare

Speciale/ A besojnë vërtetë shqiptarët? Rritje alarmante, në Shqipëri ka 611 grupime fetare

Publikuar më 07.07.2020
Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi në fillim të muajit...

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi në fillim të muajit qershor 2020, raportin e tij vjetor mbi gjendjen e lirisë së besimit në botë, që përfshinë të dhëna për gjendjen e lirisë së besimit në 200 shtetet e territore dhe dokumenton shkeljet e kryera nga qeveritë, grupet terroriste dhe individët. “Zbatimi i të drejtës për lirinë fetare […]

Lexo më shumë

Tragjedia në Kombinat/ Ylli Doci: Besimtarët do të shkojnë në jetën e përjetshme, jobesimtarët në liqenin e Zjarrtë

Tragjedia në Kombinat/ Ylli Doci: Besimtarët do të shkojnë në jetën e përjetshme, jobesimtarët në liqenin e Zjarrtë

Publikuar më 07.07.2020
Ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në Kombinat trond...

Ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në Kombinat tronditi mbarë opinionin publik. Tre gra të familjes Josifi u vetëflijuan, nënë e bijë, Zhaneta Josifi 56 vjeç edhe vajza e saj Anita Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesën e tyre . Ndërkohë vajza tjetër, e mbijetuara e vetme e familjes, […]

Lexo më shumë

U mblodhën dhe bënë tifo për Tiranën jashtë stadiumit, e pësojnë keq 6 tifozët dhe pronari i lokalit  

U mblodhën dhe bënë tifo për Tiranën jashtë stadiumit, e pësojnë keq 6 tifozët dhe pronari i lokalit  

Publikuar më 07.07.2020
Të paktën 6 tifozë të ekipit të Tiranës janë proceduar penal...

Të paktën 6 tifozë të ekipit të Tiranës janë proceduar penalisht nga policia pasi kanë organizuar një grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, si dhe nuk u bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për t’u shpërndarë. Sipas policisë këto tifozë kanë shkelur protokollin e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke prishur rendin dhe qetësinë […]

Lexo më shumë

Rregullat për azilantët/ Gjermania fillon manovrat për të bindur Bashkimin Europian

Rregullat për azilantët/ Gjermania fillon manovrat për të bindur Bashkimin Europian

Publikuar më 07.07.2020
Gjermania do të përpiqet të bindë anëtarët e Bashkimit Europ...

Gjermania do të përpiqet të bindë anëtarët e Bashkimit Europian për të arritur të paktën një marrëveshje politike mbi reformën e migracionit ndërsa Berlini mban presidencën e rradhës të bllokut, tha të martën Ministri i Brendshëm Horst Seehofer. Bashkimi Europian ka dështuar për vite me rradhë të gjejë marrëveshje për rregullimin e rregullave të saj […]

Lexo më shumë

Ndryshime në ligjin për Forcat e Armatosura, ja kur do të penalizohen ushtarakët (DETAJE)

Ndryshime në ligjin për Forcat e Armatosura, ja kur do të penalizohen ushtarakët (DETAJE)

Publikuar më 07.07.2020
Pjesëtarët e Forcave të Armatosura do të penalizohen më shum...

Pjesëtarët e Forcave të Armatosura do të penalizohen më shumë tani me ashpërsimin dhe ndryshimin e ligjit për disiplinën në FA. Ndryshimet e ligjit parashikojnë dënime të ashpra për ushtarakët që akuzohen për ngacmime seksuale, për ata që keqpërdorin uniformën, apo që organizojnë lojëra bixhozi. Po ashtu ushtarakët do të penalizohen rëndë edhe nëse shkrepin […]

Lexo më shumë

“Blerta qau kur hymë”, shefi i zjarrfikëses rrëfen momentin që u fut në shtëpinë e familjes Josifi: Bëmë evakuimin e trupave

“Blerta qau kur hymë”, shefi i zjarrfikëses rrëfen momentin që u fut në shtëpinë e familjes Josifi: Bëmë evakuimin e trupave

Publikuar më 07.07.2020
Shefi i zjarrfikëses së Tiranës tregoi momentin kur ata ndër...

Shefi i zjarrfikëses së Tiranës tregoi momentin kur ata ndërhynë në shtëpinë e familjes Josifi në Tiranë, ku në 2 korrik, u gjet e pajetë, Zhaneta dhe vajza e saj Anisa, ndërsa Blerta vajza tjetër ishte në gjendje të rëndë. Zoti Shehu tregoi në studion e “Shqipëria Live” se ndoshta nëse do ishte ndërhyrë më […]

Lexo më shumë

Masat kundër virusit/ 700 mijë lekë gjobë deri në mbyllje të aktivitetit në rast se shkelet protokolli

Masat kundër virusit/ 700 mijë lekë gjobë deri në mbyllje të aktivitetit në rast se shkelet protokolli

Publikuar më 07.07.2020
Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Raka...

Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli u shpreh sot se miratimi i Aktit Normativ për marrjen e masave të përkohshme për mbështetjen e sektorit të turizmit, synon për të mbrojtur më tej shëndetin e qytetarëve në kohën e turizmit, në kuadrin e pandemisë Covid-19. E pranishme në Komisionin e Kuvendit për Veprimtarinë Prodhuese […]

Lexo më shumë