Gazi/ Trump “përplaset” me Merkelin në Samitin e NATO-s: Jeni kthyer në robër të rusëve (VIDEO)

Në fjalën hapëse të Samitit të NATO-s, presidenti i SHBA-ve Donald Trump sulmoi Gjermaninë, duke e cilësuar Berlinin “rob të rusëve”, për shkak të varësisë në furnizimin me gaz.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë u “përplas” me kancelaren gjermane Merkel jo vetëm rreth ndikimit rus, por edhe sa i takon çështjes së shpenzimeve të mbrojtjes në aleancë.

“Gjermania është tërësisht e kontrolluar nga Rusia, sepse ata do të furnizohen nga 60 deri në 70 për qind me gaz nga Rusia me gazsjellësin e ri”.

Gjatë takimit me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, Trump e përshkroi marrëdhënien midis Gjermanisë dhe Rusisë si “të papërshtatshme”.

Ndërkaq, Merkeli u kundërpërgjigj duke thënë se Gjermania është e pavarur duke mbrojtur kontributet e Berlinit për aleancën.

Samiti i Brukselit vjen vetëm një javë para se Trump të mbajë takimin e tij me presidentin rus Putin, që do të zhvillohet në Helsinki.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet