Gazi lotsjellës ndaj protestuesve, Bardhi në Prokurori për padinë ndaj Lleshajt

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës, ku u thirr për padinë e selisë blu kundër ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Pas protestës së 16 marsit, PD akuzoi ministrin e Brendshëm dhe Policinë për përdorim kriminal të gazit lotsjellës në protestë, kundër protestuesve të opozitës.

“Është e provuar se gjatë zhvillimit të protestës Policia e Shtetit, duke shpërdorur detyrën, ka dhunuar dhe sulmuar me mjete të helmimit masiv dhe ujë me presion qytetarë, të cilët po protestonin paqësisht.”- thuhet në letrën shoqëruese qe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i ka dërguar Prokurorisë së Tiranës.

“Qëllimi i Policisë ka qenë pengimi i zhvillimit të protestës, duke hedhur mjete të helmimit masiv dhe ujë me presion ndaj të gjithë protestuesve, jashtë rregullave dhe rrethanave të lejuara nga ligji. Pamjet filmike provojnë një veprim kriminal të punonjësve të Policisë së Shtetit, që sulmojnë me gaz edhe qytetarë që janë të shtrirë në rrugë për shkak të problemeve shëndetësore apo qytetarë që përpiqen t’u vijnë në ndihmë atyre. Kjo është qartazi, jo vetëm shpërdorim detyre, por edhe një tentativë për të rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e qytetarëve.”-vërejti Sekretari i Përgjithshëm i PD.

Duke i kërkuar Prokurorisë të marrë masën e pezullimit nga detyra të të kallëzuarve, Partia Demokratike shpreh shqetësimin se Prokuroria është shndërruar në një seksion të certifikimit të paligjshmërive të Policisë së Shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet