×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Gazetarja shqiptare në Itali: I kemi dërguar letër Romano Prodit për Teatrin Kombëtar

Anila Dedaj

Gazetarja dhe blogerja e njohur shqiptare në Itali rrëfen qëndrimin e saj kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Anita Likmeta, e njohur për sensibilizimin e saj ndaj çështjeve shqiptare premton angazhimin e saj për ndërgjegjësimin e opinionit publik dhe instancave për ndalimin e shembjes së Teatrit

Cila mund të jetë e ardhmja e një brezi që injoron të shkuarën? Të refuzosh historinë dhe memorien, edhe përmes shembjes së një godine historike do të thotë që në vazhdën e krijimit të një të reje të përsërisësh po të njëjtat gabime, ose akoma më keq, krime. Injorimi i vullnetit dhe opinionit të artistëve, intelektualëve dhe qytetarëve në të shkuarën do të paralajmëronte një epokë të zezë. Po sot, çfarë shënjon shembja e Teatrit Kombëtar, përtej rrënimit të një godine, të ashtuquajtur “Meka” e kulturës shqiptare? Për gazetaren dhe blogeren shqiptare, Anita Likmeta, aktive në mediet më të rëndësishme italiane, sot më shumë se kurrë nuk mund dhe nuk duhet të vihet në diskutim Teatri Kombëtar, sepse ata që çdo ditë shqiptojnë fjalën progres duhet të ndërgjegjësohen, se një vend nuk mund të bëjë përpara pa kulturë, e aq më pak pa histori. Vajza nga Durrësi, në kërkim të një formimi dhe jete më të mirë u largua nga Shqipëria në një nga periudhat më të brishta të këtij vendi. Mirëpo nëse atëherë vetëm 11 vjeçe nuk mund të fliste rreth abuzimeve të Qeverisë e pushtetarëve, sot është e vendosur të ngrejë zërin dhe të luftojë përkrah bashkatdhetarëve të saj në interes të vendit, të historisë dhe kulturës shqiptare. Likmeta është një emër i njohur për publikun italian, jo vetëm për kontributin e saj mediatik, në fushën e teknologjisë dhe të inovacionit, angazhimeve në grupime politike, por edhe për sensibilizimin ndaj tematikave sociale, veçanërisht atyre të emigrimit dhe historive shqiptare. Sot Teatri Kombëtar është edhe beteja e saj. Përveç vendosmërisë për të ndërgjegjësuar opinionin publik, Likmeta na rrëfen për “Shekulli”-n, se për këtë çështje i kanë shkruar një letër politikanët Italian Romano Prodi, i cili në ’98-ën mundi të ndërhyjë për të ndaluar anijet shqiptare që shkonin drejt brigjeve italiane e që çuan dhjetëra shqiptarë drejt vdekjes, edhe nëpërmjet një ndihme financiare konkrete. Sipas gazetares, në vendin tonë duhet të krijohet një Komision për të vërtetën dhe pajtimin kombëtar shqiptar. “E kam thënë në raste të tjera, ekziston një vazhdimësi e paqartë mes sistemit të vjetër dhe të ri dhe është e nevojshme që t’i japim fytyrë atyre kriminelëve dhe asaj historie prej së cilës të gjithë duhet të distancohemi. Ky do të ishte një hap i rëndësishëm drejt një Shqipërie liberale”. Mirëpo a po jeton sot Shqipëria një sistem të ri totalitar nën petkat e brishta të demokracisë? Sipas Likmetës, për të kuptuar nëse Shqipëria po jeton një formë të re diktature, qytetari duhet të pyes veten nëse ndihet impotent përpara zgjedhjeve, që Shteti imponon si dënim kundër një ndërgjegje më të mirë publike, kur Shteti detyron qytetarët drejt një bashkëpunimi të heshtur…

Anita, prej afro 10 muajsh artistët shqiptarë janë duke protestuar kundër vendimit të Qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar. Cili është mendimi juaj për qëndrimin e tyre?

Unë i kuptoj dhe ndaj tërësish të njëjtin qëndrim me artistët, shkrimtarët, arkitektët, qytetarët dhe klasën intelektuale shqiptare. Teatri Kombëtar i Shqipërisë përfaqëson një simbol të asaj Historie që na karakterizon. Është një shenjë e jona, siç janë edhe të tjera, për të cilat nuk duhet të na vijë turp, përkundrazi duhet të shërbejë si kujtesë, çdo herë, për të na kujtuar atë që kemi jetuar, vuajtjet tona. Shqipëria ka kaluar periudha të vështira, është pushtuar nga ushtri në epoka të ndryshme, nga suababët tek anzhuinët, venecianët, pesë shekuj dominim otoman, pushtimi fashist, një gjysmë shekulli errësirë prej diktaturës hoxhiste, mandej tek diaspora e madhe, piramidat financiare, të vdekurit e kanalit të Otrantos. Ja, këto janë disa nga gjërat që kanë gjetur hapësirë brenda kufijve tanë. Shqipëria ka qenë teatër lufte, rruga drejt Lindjes, toka e mesme. Evropa po kalon një periudhë delikate, po vihen në dyshim parimet bazë që ne mendonim se ishin të forta, po vihen në diskutim vlerat e demokracisë, të lirisë, të fituara përgjatë 70 viteve paqe. Sot më shumë se kurrë nuk mund të vihet në diskutim Teatri Kombëtar i Shqipërisë, sepse nëse është e vërtetë që progresi është i rëndësishëm, po aq e vërtetë është se nuk ka progres pa kulturë, nuk ka progres pa analizuar historinë tonë. Përpara Teatrit Kombëtar, në Shqipëri do të ishte e nevojshme të krijohej një Komision për të vërtetën dhe pajtimin kombëtar shqiptar, sepse, e përsëris siç e kam thënë në raste të tjera, ekziston një vazhdimësi e paqartë mes sistemit të vjetër dhe të ri dhe është e nevojshme që t’i japim fytyrë atyre kriminelëve dhe asaj historie prej së cilës të gjithë duhet të distancohemi. Ky do të ishte një hapi i rëndësishëm drejt një Shqipërie liberale. Dhe ky i fundit quhet progres, çka nuk duhet ngatërruar me oksidentalizmin “e rënë nga qielli”.

Ligji i miratuar për shembjen e Teatrit është kthyer dy herë nga Presidenti, Ilir Meta, për shkak të parregullsive. Pavarësisht kësaj deputetët e maxhorancës e kaluan në Parlament sërish me 75 vota pro. Si e shikoni mospërfilljen e deputetëve, karshi, jo vetëm vullnetit të artistëve, por edhe ndaj vendimit të Presidentit?

Në Shqipëri ne asistojmë në një revizionizëm reaksionar, çka shpjegon arsyet për të cilat klasa politike e nënshtruar dëshiron shembjen e Teatrit Kombëtar, një nga simbolet e periudhës fashiste. Ky revizionizëm po i hap rrugën një demokracie autoritare, dhe kush ka mundësinë të shikojë përtej derës së tij e ndjen menjëherë erën, sepse është e dukshme. Sepse edhe në Shqipëri kapitalizmi po shfaq natyrën e tij dhe po e shpjegon logjikën vepruese përmes revolucionit teknologjik si një efekt i detyruar: Të pasur gjithmonë e më të pasur, të varfër gjithmonë dhe më të varfër dhe të margjinalizuar nga pjesa tjetër e shoqërisë. Është një regjim që e shfaq veten në mënyrë të dukshme, i shikojmë këta të margjinalizuar në Sheshin e Tiranës, në semaforë duke kërkuar ndihmë, në stacionet e autobusëve kur zbresin pulat e tyre për t’i shitur në treg. Një treg “padron”, arrogant dhe i paduruar që përçmon çdo formë rezistence, çdo formë antifashizmi, si ajo e luftës për të drejtën e të pasurit një histori, nga e  drejta për të ruajtur memorien tek e drejta për të kundërshtuar sepse siç thoshte Albert Camus: “Nuk ka fat që nuk mund të kapërcehet nga përçmimi”.

Ju jetoni në Itali, një vend ku trashëgimisë kulturore i jepet përparësi, duke ruajtur me kujdes godinat me vlerë arkitektonike qindravjeçare. Sipas jush, çfarë i bën një qyteti si Tirana, por edhe Shqipërisë zhdukja e institucionit të parë të kulturës?

Është pak e vështirë që në Itali të vihen në diskutim monumentet e realizuara gjatë periudhës fashiste, edhe pse bëhet fjalë për një investim bujar duke pasur parasysh numrin e veprave ekzistuese. Megjithatë unë po e përsëris, se në Shqipëri nuk flitet për një zgjedhje kulturore, por për biznes, flitet për vlerat që politikanët shqiptar dhe Presidenti Meta me heshtjen e tij i kanë dhënë Historisë sonë, sepse për këtë jemi duke folur. Ata vendosën një etiketë dhe u vunë në shitje. Është e qartë që ky është një operacion në të cilën luhen shumë interesa. Ndoshta politika shqiptare duhet të kujtojë, se nuk jemi ne që punojmë për ta, por populli i ka zgjedhur për të punuar në favor të interesave tona dhe jo të privatëve të huaj që me pak thërrime e blenë konsensin e tyre. Nëse Teatri Kombëtar do të shembet, asnjë shqiptarë nuk do ta falë, veçanërisht Historia nuk do ta falë. Shqiptarët nuk kanë nevojë për qendra të reja komerciale, për karrocat e blerjeve ku të tërheqin turpin e tyre. Shqipëria nuk ka nevojë për një teatër të ri mbi rrënojat e Teatrit Kombëtar, Shqipëria ka nevojë të përballet me  demonët e saj, ti jap kuptim historisë së saj, duke filluar nga kultura.

Për këtë çështje artistët shqiptarë janë munduar të angazhojnë edhe instancat e huaja mediatike dhe politike. Edhe ju vetë jeni duke bërë përpjekje për të ndaluar rrënimin e Teatrit. Mund të na thoni diçka më tepër rreth nismave tuaja?

Ajo që po përpiqem të bëj është të sensibilizoj gjithmonë edhe më shumë opinionin publik lidhur me këtë situatë që po ndodh në Shqipëri. I kemi dërguar një letër Romano Prodit, i cili në vitin 1998 mundi të ndërhyjë për të ndaluar nisjen e anijeve drejt brigjeve italiane. Angazhimi im lidhet një interes të pastër kulturor dhe historik. E kam lënë vendin tim të lindjes kur isha vetëm 11 vjeçe, isha fëmijë dhe nuk mund të reagoja ndaj abuzime të qeverisë së asaj kohe që na la neve si popull në mëshirë të fatit, duke trokitur të dëshpëruar në dyert e botës. Sot kam mundur të fitoj lirinë time, dhe zëri im nuk do të resht kurrë së luftuari për të mbrojtur kauzat dhe interesat e bashkatdhetarëve të mi që luftojnë ashtu si unë me padrejtësitë, siç është shembja e një pjese të Historisë dhe memories sonë.

Ju jeni një njeri mediatik që shpesh sensibilizoheni ndaj kauzave të ndjeshme shqiptare. Pse mendoni se ky objekt duhet ruajtur? A keni një mesazh për Qeveritarët shqiptarë lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar?

Unë përdor kanalet sociale për të qëndruar gjithmonë në kontakt me njerëzit, me bashkatdhetarët e mi kudo në botë. Më pëlqen të lexoj historitë e tyre, të shkëmbej opinione, të diskutoj zgjedhjet politike, të shijoj objektivat e arritura nga ata. Sepse fitorja e çdo qytetari shqiptar në botë është një fitore për të gjithë ne që kemi luftuar, duke qëndruar kokulur dhe duke pritur, që të vinte momenti ynë. Ajo që u them shqiptarëve është ajo çka përsëris, dhe vazhdoj t’i përsëris vetes sime çdo ditë: diktatura, anarkia, vdekja, nuk janë faji im. Nuk janë përgjegjësia ime. Përgjegjësia është individuale dhe i përket secilit nga ne. Sepse vlera e një njeriu peshohet me zgjedhjet që bën çdo ditë. Mirëpo edhe “mos-zgjedhja” dhe “heshtja” janë një zgjedhje dhe përbëjnë përgjegjësi. Për të kuptuar nëse Shqipëria po jeton një formë të re diktature, qytetari duhet të pyes veten nëse ndihet impotent përpara zgjedhjeve që Shteti imponon, si dënim kundër një ndërgjegjeje më të mirë publike, ku Shteti detyron qytetarët drejt një bashkëpunimi të heshtur. Kur shteti i heq qytetarit të drejtën e përgjegjësisë morale, pa të cilin një njeri nuk mund të definohet i tillë, ajo Qeveri po transformon dhe po çon çdo tentativë të rezistencës publike në një vetëvrasje historike. Ndaj pyetja që unë i shtroj lexuesit që po më ndjek mes rreshtash deri këtu është: Ti, çfarë roli dhe cilën anë zgjedh të mbash në këtë Histori?

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Butrinti me koncesion? Tare kundërshton: S’mund t’ua japim të huajve, rrezikohet identiteti

Butrinti me koncesion? Tare kundërshton: S’mund t’ua japim të huajve, rrezikohet identiteti

Publikuar më 11.09.2020
Qendra më e njohur arkeologjike në Shqipëri, Butrinti, do të...

Qendra më e njohur arkeologjike në Shqipëri, Butrinti, do të menaxhohet për 10 vitet e ardhshme nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. I ftuar në ‘RTV ORA’, ish-drejtori i këtij parku arkeologjik Auron Tare, tha se situata në Butrint në 10 vitet e fundit lë për të dëshiruar, sa i përket menaxhimit, por dhe të parkut […]

Lexo më shumë

Infektohet me koronavirus aktorja e njohur shqiptare, i prekur edhe bashkëshorti

Infektohet me koronavirus aktorja e njohur shqiptare, i prekur edhe bashkëshorti

Publikuar më 08.09.2020
Është infektohet me koronavirus aktorja e njohur shqiptare, ...

Është infektohet me koronavirus aktorja e njohur shqiptare, drejtoresha e Artit dhe Kulturës Korçë, Zamira Kita. Mësohet se gjithashtu nga virusi vdekjeprurës është prekur edhe bashkëshorti i saj, i cili është dërguar për një trajtim më të specializuar në një nga spitalet e kryeqytetit. Ndërsa gjendja shëndetësore e aktores paraqitet e mirë. Prej disa vitesh […]

Lexo më shumë

Vdekja e aktorit Chadwick Boseman thyen një rekord historik

Vdekja e aktorit Chadwick Boseman thyen një rekord historik

Publikuar më 31.08.2020
Vdekja e parakohshme e aktorit Chadwick Boseman, pas një luf...

Vdekja e parakohshme e aktorit Chadwick Boseman, pas një lufte të gjatë me kancerin ka prekur zemrat e miliona fansave. Ngushëllimet e tyre po sinjalizohen edhe si rekorde në rrjetin social Twitter. Administratorët e këtij rrjeti social kanë lajmëruar se njoftimi për vdekjen e tij, që u postua në profilin e aktorit, është bërë postimi […]

Lexo më shumë

Zbulohet varri helenistik në Tepelenë, gjenden monedha dhe enë qeramike (FOTO)

Zbulohet varri helenistik në Tepelenë, gjenden monedha dhe enë qeramike (FOTO)

Publikuar më 24.08.2020
Gjetjet arkeologjike që i përkasin periudhës helenistike jan...

Gjetjet arkeologjike që i përkasin periudhës helenistike janë zbuluar rastësisht në fshatin Turan të Tepelenës Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, përmes një postimi në rrjetet sociale, njoftoi zbulimin e një vendi arkeologjik ku janë gjetur objektet, si monedha, enë qeramike, kandilë etj. Ministrja Margariti bën me dije se tashmë specialistët e IKTK kanë shkuar në […]

Lexo më shumë

Shqiptarja shpallet “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit në Kanada (Foto)

Shqiptarja shpallet “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit në Kanada (Foto)

Publikuar më 02.08.2020
Artistja dhe producentja shqiptare në Kanada, Ana Golja ësht...

Artistja dhe producentja shqiptare në Kanada, Ana Golja është vlerësuar në festivalin e filmit “Lavazza Film Festival” për filmin The Cuban. Përmes një postimi në rrjetet sociale shqiptarja ka treguar se ndjehet e nderuar që është vlerësuar me çmimin “Aktorja më e mirë”. “Nuk e di ende se çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme por përfundova […]

Lexo më shumë

Bienalja e parë e karikaturës në Shqipëri, mbi 100 artistë nga gjithë bota konkurrojnë me veprat më të mira

Bienalja e parë e karikaturës në Shqipëri, mbi 100 artistë nga gjithë bota konkurrojnë me veprat më të mira

Publikuar më 20.07.2020
Shqipëria do të mbledhë për herë të parë në një bienale emra...

Shqipëria do të mbledhë për herë të parë në një bienale emrat më të njohur të karikaturës në mbarë botën. Drejtoresha ekzekutive dhe themeluesja e çmimit Niko Nikolla, Flora Nikolla, tregon për “Shekulli”-n si i lindi kjo ide dhe çfarë pritet të ndodhë në eventin e rëndësishëm, që synon të vendosë Shqipërinë në hartën e […]

Lexo më shumë

Rikthehet “Festivali i Resë”, 100 artistë shqiptarë ndezin atmosferën në Tiranë mes pandemisë

Rikthehet “Festivali i Resë”, 100 artistë shqiptarë ndezin atmosferën në Tiranë mes pandemisë

Publikuar më 19.07.2020
Festivali i Resë që çdo edicion mbledh artistët më të mirë n...

Festivali i Resë që çdo edicion mbledh artistët më të mirë nga Shqipëria dhe jo vetëm, rikthehet edhe këtë vit, pavarësisht se në kushte jo normale. Pandemia nuk e ndali festivalin, i cili i dedikohet në tërësi promovimit të kulturës, artistëve, folklorit shqiptar e artit kontemporan. Nga data 21 korrik deri në 2 gusht të […]

Lexo më shumë

Ndërkohë që Shqipëria i shkatërron, KE jep miliona euro për monumentet e dëmtuara nga tërmeti

Ndërkohë që Shqipëria i shkatërron, KE jep miliona euro për monumentet e dëmtuara nga tërmeti

Publikuar më 17.07.2020
Kala, monumente, muze dhe site arkeologjike u dëmtuan rëndë ...

Kala, monumente, muze dhe site arkeologjike u dëmtuan rëndë pas tërmetit të 26 nëntorit. Komisioni Europian do i vijë në ndihmë Shqipërisë për restaurimin e tyre me një fond prej 50 milionë eurosh. Fondi i miratuar nga KE është pjesë e një pakete prej 100 milionë eurosh, në mbështetje të qeverisë shqiptare për rehabilitimin dhe […]

Lexo më shumë