Gazetarja Laura Konda mes emocionesh jep lajmin e largimit nga Zëri i Amerikës (Video)

Pas më shumë se 20 viteve gazetarja e mirënjohura, Laura Konda, ka dhënë lajmin se ka vendosur të largohet nga Zëri i Amerikës.

Spikerja e njohur dhe e dashur nga të gjithë e tha lajmin e trishtuar në fund të edicionit informativ të VOA-s.

Me zë duke u dridhur, Laura Konda i ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët dhe kolegët e saj ndër vite, ndërsa VOA paraqiti edhe një video të përgatitur me punën e 20 viteve të gazetares.

“Ndryshe nga herët e tjera sot desha të ndaj me ju një lajm personal. Ky është emisioni im i fundit pasi kam vendosur të largohem nga Zëri i Amerikës. Për mua ky është një moment prekës pas një karriere mbi 20 vjeçare në një media prestigjioze dhe natyrisht kjo do të më mungojë”, tha ndër të tjera Laura Konda në edicionin e saj të fundit të “Ditari”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet