Gazetari i njohur: Rama ka marrë rrugën pa kthim, qeveria çedon në çdo drejtim

Gazetari i njohur Ben Andoni i ftuar në “A show”, tha se kryeministri Rama është në një rrugë pa kthim, dhe se qeverisja e tij çedon nga të gjitha drejtimet.

Për mua problemi më i madh i zotit Rama është që ka mbyllur shpresën e shqiptarëve, thekson gazetari i njohur.

“Fatkeqësisht unë besoj që për zotin Rama kjo është kthyer pak në bumerang sepse fillimisht kam parë një nuancë jo të mirë në publikun shqiptar për ta trajtuar komunitetin e gazetarëve me atributet e fashës më të dobët të gazetarëve. Koha kuptoi që pjesa e gazetarëve ishin lajmëtarët e parë të gjërave që nuk shkonin mirë me qeverisjen ‘Rama’ dhe tani nuk janë më gjëra që nuk shkojnë mirë me qeverisjen ‘Rama’ por është një qeverisje e cila çedon në të gjitha drejtimet. Gazetarët, komuniteti jonë ka bërë një punë të jashtëzakonshme për ta tundur publikun. Por unë prapë ndaj diçka. Më vjen keq që një pjesë e gazetarëve po mundohen ta shikojnë thjesht në frontin opozitar zotin Rama. Për mua problemi më i madh i zotit Rama është që ka mbyllur shpresën e shqiptarëve. Për mua kjo është gjëja më fatale.
Zoti Rama ka marrë një rrugë që unë shikoj është e pa kthim. Problemi më i madh është i pasardhësit të zotit Rama. Nëse do kemi të njëjtin si lider ne do trishtohemi edhe më shumë dhe do përsërim të njëjtat gjëra”, tha gazetari Andoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet