Gaz Demi: Titulli duhet të dalë nga sirtari i FSHF-së

Presidenti i skuadrës së Partizanit, Gaz Demi ka theksuar për “Top Chanel” se çështja e titullit kampion të sezonit 2015-2016 i takon Partizanit. Ndërkohë që e përjashton veten si kandidat për president në FSHF si dhe e cilëson Armand Dukën si shumë të fortë për tu mposhtur.“Titulli nuk mund të rri në sirtarin e federatës. Duhet ta marrë vendi pasardhës. Aq më tepër që ne u përfaqësuam nga UEFA jo nga federata në Champions League.

Më kanë thënë edhe më parë disa miq të mi që të kandidoja për president, dikur s’kisha lidhje me futbollin fare. Por nuk mund të kandidoj edhe pse kam shumë dëshirë të bëj gjëra të mira për vendin tim. Tani kam edhe konflikt interesi, pastaj edhe presidenti aktual është shumë i fortë vështirë të mundet”, tha Demi. Sa i përket çështjes aktuale ku ndodhet klubi, presidenti thekson se ky është momenti më i turpshëm dhe i vështirë që kur ai ka marrë presidencën e kësaj skuadre.

Demi është i bindur se skuadra është duke u vendosur në shina dhe përmirësimi po vjen. “Në këto vitet e mia kjo është situata më e turpshme për Partizanin dhe më e vështirë. Megjithatë mendojmë sikur tani jemi futur në shina për të rikuperuar kohën e humbur. Ndeshja e Gjirokastrës është maskaradë, edhe sot kur e kujtoj nuk di çfarë të them. Domethënë atë ditë ishte një skuadër pa karakter, sot kur e kujtoj më vjen turp”, përfundon Gaz Demi.

Të tjera

Abissnet