×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Gani Çekrezi, artisti që skalit Shqipërinë në gurët e lumenjve

Artistët dinë gjithmonë si të diferencohen kur guxojnë dhe vënë në punë kreativitetin e tyre. Gani Çekrezi është një ndër ata artistë që ka sjellë diçka ndryshe për tregun shqiptar, që me artin e tij i ka dhënë jetë gurit e drurit. Në një rrëfim për “Shekulli”-n, skulptori tregon si e ka nisur këtë punë, që i jep gjithçkaje nga vetja, por në të njëjtën kohë ka arritur edhe të fitojë diçka në këmbim prej saj.

Lorena Resulaj

Gani Çekrezi është një skulptor rreth të 30-ave, por nuk është si artistët e zakonshëm të këtij arti pamor, sepse talentin e tij e ka përdorur për të sjellë diçka ndryshe. Prej vitesh ai merret me punimin e gurit, drurit e metalit për t’ju dhënë frymë veprave të tij të veçanta. Ganiu identifikohet më së shumti për pikturimin e gurit, një teknikë që nuk është shumë e përdorur në vend dhe prandaj ka arritur të diferencohet në treg.

Në një rrëfim për “Shekulli”-n ai tregon se që i vogël e tërhiqte arti, edhe pse fillimet e tij sigurisht kanë qenë shumë modeste. Ganiu thotë se në fëmijëri merrej me kopjimin e figurave nga librat dhe më pas kur u bë pjesë e Liceut Artistik gjeti veten dhe kuptoi aftësitë e tij.

“Indiciet e para i kam pasur në shkollë, që në 8-vjeçare, por gjithsesi kur je fëmijë nuk i ke idetë shumë të qarta. Edhe kur hyra në gjimnaz nuk e dija çfarë doja, por më pas aty u trajnova dhe e kuptova ku kisha më shumë aftësi. Pas Liceut kreva studimet e larta në Akademinë e Arteve për skulpturë”, tregon Ganiu për “Shekulli”-n. Më tej ai shton se nuk ka pasur asnjë lloj mbështetje apo trashëgimi dhe se është i vetmi që merret me këtë lloj arti në familjen e tij.

Puna kryesore e skulptorit mbështetet tek kompozimet, të cilat ai i publikon në rrjete sociale dhe deri më tani nuk ka ndjerë nevojën për t’i ekspozuar ndokund tjetër. Prej disa vitesh ai merret me pikturimin e gurit dhe bie në sy se Ganiu është shumë i fokusuar tek tradita shqiptare, sidomos tek kostumografia.

Në gur ai pikturon veshje tradicionale të zonave të ndryshme të Shqipërisë, por edhe pse kjo punë është shumë e kërkuar ai shprehet se nuk do e vazhdojë për shumë gjatë, sepse gjithçka lind, ka një kulm, e më pas merr fund.

“Gurët që përdor i mbledh në brigjet e lumenjve dhe të deteve. Ky është një cikël që unë po e trajtoj prej disa vitesh. Në fillim u mora me ndërtesat tradicionale, nuk kisha ndonjë qëllim në vetvete të merresha me to, por duke qenë se kullat e veriut të Shqipërisë janë unike, vendosa të trajtoja fillimisht ato. I solla në pikturë dhe skulpturë dhe i kam trajtuar edhe në gdhendje druri. Aktualisht merrem me kostumet tradicionale, nuk e di sa gjatë do të vazhdoj, por di të them që në treg ka pasur goxha interes dhe prandaj merrem ende me to. Ky është thjesht një cikël, fillon ka një kulm dhe pastaj do bjerë interesi dhe do të bëj diçka tjetër”, thotë Çekrezi.

Ganiu na tregoi se ai nuk ka një punishte ku merret me punimin e veprave të tij, sepse proceset e punës i kryen në disa vende të ndryshme. Ai thotë se në shtëpi bën vetëm pikturimin e gurit, ndërsa gjetjen dhe ngjitjen e gurëve e bën në lumë.

Ganiu tregon se kryesisht punon me porosi dhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit kanë më shumë interes për punimet e tij. Ai thotë se ka fitime nga veprat e tij dhe se në një farë mënyre këtë e konsideron si një biznes, duke qenë se ka kosto, por nga ana tjetër edhe merr mbrapsht frytet e punës.

“Normalisht që kam fitime, sepse gjysmën e kohës ja dedikoj kësaj gjëje. Është shumë e gjerë gama ku mund të lëvrohet brenda pikturës dhe skulpturës, sepse edhe me dizenjimin e një logoje, që është gjëja më e vogël merret një piktor. Nëse arrin ta zotërosh profesionin ke fitime dhe prandaj besoj që nuk ka profesione që nuk vlejnë”, shprehet Ganiu.

Vështirësitë e punës dhe konkurrenca

Tregun ai e konsideron si vështirësinë më të madhe, sidomos për artistët e rinj, sepse sipas Ganiut duhet të sjellësh gjëra të reja, por nga ana tjetër duhet të marrësh përsipër rrezikun nëse puna jote do të pëlqehet apo jo. Nga ana tjetër skulptori shton se gjatë punës së tij nuk ka ndjerë asnjëherë konkurrencë, sepse ai mendon se çdo artist ka mënyrën e vet të punimit dhe në këtë rast ata nuk konkurrojnë me njëri-tjetrin, por thjesht pasurojnë tregun.

E ardhmja

Çekrezi tregon se ai nuk ka pasur asnjëherë një ekspozitë personale, sepse synimi i tij kryesor është hapja e një galerie arti, ku mund të ekspozojë punimet dhe t’i shesë. Sot veprat e tij ai i tregton nëpërmjet rrjeteve sociale dhe në disa pika të ndryshme dyqanesh.

Ganiu zbuloi se ai merret edhe me koleksionimin e relikeve ushtarake nga lufta italo-greke, por që deri më tani mbetet thjesht një koleksion privat. Ai shton se ndoshta në të ardhmen do t’i përdorë për botim, apo t’ja shtoj veprave që do të ekspozojë në galerinë që do të hapë së shpejti.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Komente

  1. gruda.peter says:

    Gani ! Je artist i vertete ne te gjitha aspektet.Urime!

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Mëngjes i trishtë/ Ndahet nga jeta piktori Mustafa Arapi, prej ditësh luftonte me COVID-19

Mëngjes i trishtë/ Ndahet nga jeta piktori Mustafa Arapi, prej ditësh luftonte me COVID-19

Publikuar më 21.01.2021
Piktori i njohur Mustafa Arapi ka ndërruar jetë në moshën 70...

Piktori i njohur Mustafa Arapi ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare si pasojë e COVID-19. Mësohet se ka ndërruar jetë në spitalin Shefqet Ndroqi, ku ndodhej i shtruar prej ditësh. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur vajza e tij Dorina e Arapi, përmes një postimi në Facebook. “Sot në […]

Lexo më shumë

Koncerti i fundvitit, sopranoja shqiptare Nina Muho shkëlqen në skenën e Teatrit “Verdi”

Koncerti i fundvitit, sopranoja shqiptare Nina Muho shkëlqen në skenën e Teatrit “Verdi”

Publikuar më 05.01.2021
Një ftesë artistike në kohë pandemie për solisten e re  të T...

Një ftesë artistike në kohë pandemie për solisten e re  të TKOB-së, sopranon Nina Muho, solli një  pikë arritjeje jo vetëm për artisten, por një vlerë që ju shtua edhe Teatrit tonë të Operas dhe Baletit. Ditën e enjte, më 31.12.2020 sopranoja nga Shqipëria interpretoi në skenën  skenën e Teatrit Lirik “Verdi” në qytetin e […]

Lexo më shumë

Interpretoi me qindra role, ndahet nga jeta aktori i njohur i skenës shqiptare

Interpretoi me qindra role, ndahet nga jeta aktori i njohur i skenës shqiptare

Publikuar më 04.01.2021
Aktori i njohur i skenës Xhemil Tagani ka ndërruar jetë në m...

Aktori i njohur i skenës Xhemil Tagani ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. Xhemil Tagani u lind në Tiranë, më 6 shkurt 1945, ndërsa studio në Institutin e Lartë të Arteve, dega e dramës. Me 1968 filloi punë si aktor në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) derisa doli në pension. Luajti mjaft role të dyta […]

Lexo më shumë

Video e rrallë e Lasgush Poradecit, tregon si fitoi bursën për të studiuar në Berlin

Video e rrallë e Lasgush Poradecit, tregon si fitoi bursën për të studiuar në Berlin

Publikuar më 28.12.2020
Arkivi qendror shtetëror i filmit ka publikuar një video të ...

Arkivi qendror shtetëror i filmit ka publikuar një video të rrallë të Lasgush Poradecit, i cili tregon se si ka arritur të fitoi brusën për të bërë studime në albanologji. Poradeci mes emocioneve thotë sa babai i tij e donte shumë kulturën dhe se poezinë nisi ta shkruante kur i ati e dërgoi për të […]

Lexo më shumë

Ditë e trishtë për artin/ COVID-19 i merr jetën ikonës së komedisë franceze

Ditë e trishtë për artin/ COVID-19 i merr jetën ikonës së komedisë franceze

Publikuar më 23.12.2020
Me dhjetëra role, me doza të holla humori do të luheshin nga...

Me dhjetëra role, me doza të holla humori do të luheshin nga ikona e komedisë franceze, Claude Brasseur. Ai, ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare shkruan ‘Le Monde’, si pasojë e COVID-19. Kanë qenë persona të afërt të aktorit që kanë konfirmuar këtë lajm të trishtë, ku më tej thuhet se artisti do të prehet në […]

Lexo më shumë

Arti në zi/ I prekur me COVID-19 ndahet nga jeta regjisori i njohur

Arti në zi/ I prekur me COVID-19 ndahet nga jeta regjisori i njohur

Publikuar më 20.12.2020
Është ndarë nga jeta si pasojë e COVID-19, regjisori i njohu...

Është ndarë nga jeta si pasojë e COVID-19, regjisori i njohur, Kadri Metohu. Ai u nda nga jeta në moshën 90-vjeçare. Lajmin e ka bërë me dije në rrjetet sociale gazetari Dhimitër Gjoka. Ai shkruan se Metohu la pas një vepër të madhe për artin shqiptar për të cilat gjatë jetës së tij është nderuar […]

Lexo më shumë

“Artiste e Popullit”, legjenda e kinematografisë Tinka Kurti feston sot 88-vjetorin e lindjes

“Artiste e Popullit”, legjenda e kinematografisë Tinka Kurti feston sot 88-vjetorin e lindjes

Publikuar më 17.12.2020
Artisja e madhe, Tinka Kurti feston sot 88-vjetorin e lindje...

Artisja e madhe, Tinka Kurti feston sot 88-vjetorin e lindjes. Kurti ka lindur në 17 dhjetor të 1932 në Sarajevë të Bosnjës, nga një baba shqiptar me origjinë nga Dukagjini i Shkodrës dhe nga një nënë hungareze. Aktorja e madhe, ka interpretuar 120 role, ku më të spikaturit kanë qenë  rolet e forta dramatike të […]

Lexo më shumë

Prej ditësh në gjendje të rëndë, humb betejën me COVID-19 piktori Besim Tula

Prej ditësh në gjendje të rëndë, humb betejën me COVID-19 piktori Besim Tula

Publikuar më 04.12.2020
Një tjetër humbje e madhe si pasojë e COVID-19 në vendin ton...

Një tjetër humbje e madhe si pasojë e COVID-19 në vendin tonë. Piktori i njohur, Besim Tula pas 20 ditësh i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, nuk ka arritur të fitoi betejën me virusin. Piktori humbi jetën në moshën 71-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të gjatë. Për këtë humbje të madhe ka reaguar edhe […]

Lexo më shumë