Gafë, vendim i nxituar dhe skandal/ Erjon Veliaj shembi Teatrin që (nuk) e mori në pronësi

Avokati Adriatik Lapaj zbulon një provë të fortë që mund ta shpall qeverinë dhe bashkinë fajtore në Gjykatë

Në një postim të bërë në rrejtin e tij social, Facebook, avokati Adriatik Lapaj ka deklaruar se tashmë, qeveria dhe bashkia e kanë hallin me ligjin.

Në një vendim të Këshillit të Ministrave thuhet se “Teatri Kombëtar” i kalon në pronësi Bashkisë së Tiranës, por duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Agjensisë Shtetërore për Informacionin Gjeohapësinor, del në përfundimin se Këshilli Bashkiak i Tiranës, ka prishur Teatrin Kombëtar, godinë e cila nuk ka qenë kurrë në pronësi të bashkisë.

Ky vendim i Këshillit të Ministrave, i ka kaluar bashkisë truallin e kompleksit prej 5,552,70 metër katror dhe një sipërfaqe prej 1,126.00 m2 ndërtesë, që korenspondon me sipërfaqen e Teatrit Eksperimental dhe jo me godinën e Teatrit Kombëtar, e cila u shemb me urdhër të bashkisë në orët e para të mëngjesit të datës 17 maj, 2020.

Me VKM-në Nr. 377 të datës 08.05.2020 Këshilli i Ministrave i kaloi në pronësi Bashkisë Tiranë pasurinë me Nr. 1/241, Zona Kadastrale 8150, me emërtimin “Teatri Kombëtar”.

Nga të dhënat zyrtare të Agjensisë Shtetërore për Informacionin Gjeohapësinor rezulton se:

  • Sip. Totale e ndërtimit të kompleksit (Teatri Kombëtar dhe Teatri Eksperimental) është 3752.30 metër katror.
  • Sip. Totale e ndërtesës së Teatrit Kombëtar të prishur tashmë ishte 2626.61 metër katror.
  • Sip. Totale e ndërtesës së Teatrit Eksperimental të prishur tashmë ishte 1,126.00 metër katror.

Pra qeveria me anë të VKM-së së mësipërme i ka kaluar Bashkisë Tiranë të gjithë truallin e kompleksit prej 5,552,70 metër katror dhe një sipërfaqe prej 1,126.00 m2 ndërtesë (që korenspondon me sipërfaqen e Teatrit Eksperimental, shiko kartelën shoqëruese të VKM-së të rrethuar me të kuqe dhe jeshile) por jo ndërtesën e Teatrit Kombëtar e cila nga sa duket nuk ka qenë e regjistruar në kartelën e pasurisë në kadastër.

Këshilli Bashkiak i Tiranës me vendimin Nr. 50 të datës 14.05.2020 ka vendosur prishjen e Teatrit Kombëtar, një godine që kurrë nuk e pati në pronësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet