Gafa e revistës “Vanity Fair”, u shton yjeve duar e këmbë me photoshop (FOTO)

Publikuar më 27. 01. 2018 nga Eno Shkëmbi

Mania për të përdorur “photoshop” te figurat publike jo gjithmonë është produktive.

Disa gabime të rënda dhe të dukshme janë bërë së fundmi në numrin e revistës së njohur “Vainity Fair.

Pas përdorimit të photoshopit aktorja Reese Witherspoon shfaqet me një këmbë të tretë në foto.

Ajo është një nga 12 yjet e fotografuara nga Annie Leibovitz për numrin e revistës, që publikohet çdo vit gjatë sezonit të ceremonive në Hollwyood. Vanity Fair tha se këmba e tretë e Witherspoonit ishte “një linjë e fustanit të saj”.

Por kjo nuk ishte gafa e vetme e revistës. Një tjetër dështim ishte imazhi i Oprah Winfrey që shfaqet me një dorë të tretë.

Vanity Fair e ktheu këtë gabim në shaka duke thënë se Opra, që u përfol si kandidate për presidente, nuk mund të menaxhojë gjithçka me vetëm dy duar. Ndërkohë në rrjetet sociale ka shpërthyer humori mbi fotot, të cilat janë kthyer në “meme’.