Gabimet që po bëni duke konsumuar fibra

Publikuar më 13. 11. 2017 nga Jola Alimemaj

Kur nisim dietat, pasurojmë pjatën me sallata dhe fruta të freskëta dhe përfundojmë duke u ndjerë keq. Sa do që janë të shëndetshme, ato mund të mos jetë gjëja më e mençur për t’u konsumuar në sasi të mëdha.

Dr Rajeshwari Shetty, Shefi i Dietologjisë në spitalin Raheja ndan me ne gabimet më të mëdha që bëjmë kur konsumojmë fibra.

1. Prania në rritje e fibrave
Në çdo dietë, konsumimi i fibrave duhet të bëhet gradualisht jo duke filluar përnjëherë konsumimin në sasi të mëdha përndryshe do të përfundoni me dhimbje barku.

2. Nuk pini ujë të mjaftueshëm me fibra
Fibrat duan më shumë ujë për t’u absorbuar.

3. Ushqimi i tepërt me fibra gjatë diarresë dhe kapsllëkut
Fibra me ushqime të tilla si bollgur, fasule, mollë, manaferra dhe arra njihen si fibra të tretshme sepse absorbojnë shumë ujë. Fibrat e tretshme ngadalësojnë tretjen prandaj nuk janë të dobishme gjatë kapsllëkut.