Futbollisti i njohur shqiptar bëhet baba për herë të parë (Foto)

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, janë bërë prindër për herë të parë. Çifti u bënë prindër të një vajze.

Lajmin e bukur futbollisti e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ku ka bërë edhe publikimin e fotos me vogëlushen e porsalindur.

Ai ka postuar një foto ku duken duart e tij dhe Leonitës, si dhe ajo e vogëlushes.

“Mirëserdhe princeshë e vogël! Mami dhe babi të duan shumë”, -ka shkruar ai përkrah fotos.

Kujtojmë se Xhaka është futbollisti i Arsenalit dhe kombëtares zvicerane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet