Fustanet që mund t’i kombinoni me çizme të shkurtëra (FOTO)

Publikuar më 01. 10. 2017 nga pandeli

Do të jeni dakord se pamjen më të mirë për vjeshtë e bën kombinimi i fustanit me çizme atraktive gjysmë të thella (deri te kyçi i këmbës).

Kurse “Elle” ju paraqet idetë më të mira se si të veshni këtë trend …

Zonjat e modës vjeshtën e konsiderojnë si periudha më e mirë për veshje, dhe e dine se nuk ka dukje më të thjeshtë dhe efektive se kombinimi i fustanit me çizme gjysmë të thella.

Nëse dilni në mëngjesin e së dielës, koncert muzike apo bëheni gati për dalje mbrëmje në qytet, ky kombinim lenë gjithmonë përshtypje të mirë.

Meqë këtë sezonë na kanë ardhur modele të ndryshme të çizmeve, si dhe silueta interesante të fustaneve, të gjatësive të ndryshme, kemi vendosur t’i veçojmë modelet më të mira të fustaneve + propozime të çizmeve që mund ti veshni me to.

Fustan-xhemper + python çizme

Për ditët e ftohta të vjeshtës do të ju vijë i mirë fustani-xhemper, i cili do të ju ngrohë gjatë mëngjeseve dhe mbrëmjeve pak më të ftohta. Përzgjedhni tone neutral, dhe patjetër modele që përmbajnë ndonjë detaj dekoratv, shirita, perçina apo qëndisje. Çizme ideale që mund ti veshni me to janë ato python gjysmë të thella, me majë të shkurtër.

Maksi fustan asimetrik me print + çizme kamoshi (antilop) gjysmë të thella të zeza me majë

Fustan me model lulesh apo etno, si dhe me gjeometri gjithnjë atraktive do t’i ndriçojë ditët e mërzitshme të vjeshtës me shi. Ai duhet të jetë i gjatë dhe asimetrik. Me këtë fustan do të ishte më së miri të veshni çizme të thjeshta kamoshi gjysmë të thella të zeza.

Maksi fustan sateni + çizme të shkurta pelushi (kadife) me block thembra (takë)

Ç’thuani për kombinimin saten dhe pelush (kadife)? Këtë sezonë veshni këto materiale luksoze dhe arrini pamjen elegante. Fustani prej sateni me model të thjeshtë, me shirita të hollë në supe do të duket shkëlqyer me çizme të shkurta prej pelushi.