Fushë-Krujë/ Zjarr masiv pranë fabrikës së çimentos

Zjarret nga dita në ditë janë duke u shtuar në vend. Pak momente më parë, një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në afërsi të fabrikës së çimentos në fshatin Zallë në Fushë-Krujë.

Sakaq, duke iu referuar informacioneve të deritanishme mësohet se disa banesa dhe një biznes rrezikojnë të digjen. Ndërsa, zjarrfikëset kanë zbarkuar në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet