Fushë-Krujë, makina përplas këmbësorin e dehur

Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Fushë Krujë-Ishëm, ku një makinë ka përplasur një person, i cili po kalonte rrugën.

Deri më tani mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Mazhe dhe se këmbësori është plagosur rëndë.

Ende nuk dihet identiteti i të plagosurit, por mësohet se ai po kalonte rrugën në momentin e përplasjes dhe se ishte në gjendje të dehur.

Këmbësori është dërguar në gjendje të rëndë në spital, dhe gjatë përplasjes ka marrë plagë në kokë e pjesë të tjera të trupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet