Fushata e shtrenjtë elektorale e zgjedhjeve evropiane në Itali

Zhurma elektorale mund të kushtojë shumë. Pak para zgjedhjeve europiane është duke e provuar Italia. Zëvendëskryeministri Salvini gjëmon kundër rregullave të BE dhe detyrimet qeveritare fshihen. Italia, shkruan gazeta e Romës, “La Repubblica” ndodhet “nën vëzhgimin e veçantë të tregjeve”. Kjo është e vërtetë. Reagimet e tregjeve financiare për shprehjet e politikanëve të Romës, pasojnë pothuajse në të njëjtën kohë. Zëvendëskryeministri Matteo Salvini i Legës së djathtë godet kundër kritereve evropiane të stabilitetit, duke thënë shprehimisht: “Ato nuk na bëjnë fare përshtypje“- dhe kostot e borxheve shtetërore italiane shkojnë në stratosferë. Ministri i Ekonomisë, Giovanni Tria thekson se vendi ndodhen nën detyrime të caktuara dhe se tregjet do të qetësohen sërish. Nervozizmi vazhdon të mbetet. Dhe ai do të vazhdojë të jetë prezent edhe gjatë zgjedhjeve evropiane që mbahen nga 23 deri 26 maji. Deri atëherë kokoshët që zihen vazhdojnë të qeverisin në Romë.

Rrëshqitje me shpejtësi

Thjesht me shifra rrëshqitja e kushtueshme me shpejtësi e borxheve shtetërore italiane u zhvillua kështu: Ditën e martë renditet e borxheve dhjetëvjeçare të Italisë u rritën në dy muaj e gjysmë me 2,80 për qind. Salvini, zëvendëskryeministri i Italisë, që shihet prej shumë vetëve si kryeministri në prapaskenë i vendit, pati thënë më parë se qeveria e Romës është e gatshme që të injorojë rregullat e BE për deficitet dhe të rrisë deri në 140 për qind zhvillimin e ekonomik vjetor, që aktualisht është rreth 130 për qind, në mënyrë që të përshtatet me koniunkturën. Renditet e borxheve shtetërore dhjetëvjeçare ranë në 2,751 për qind pasi kolegët e kabinetit, Tria dhe është po ashtu zëvendëskryeministër Luigi Di Maio nga „Lëvizja pesë yjet“, u munduan të sheshonin fryrjen e borxheve. Edhe ditën e enjte ata u morën me këtë punë me këmbëngulje. Pas shifrave fshihet një rrezik serioz për Italinë. Prandaj në vend ndiqet me kujdes të madh i ashtuquajturi “spread”, pra distanca midis borxheve shtetërore italiane dhe borxheve shtetërore gjermane. Ditën e mërkurë “spread” u rrit me 2,9 për qind. Kur kjo shifër arriti 3,5 për qind, ish-kryeministri italian Berlusconi humbi postin. Mes shteteve të mëdha evropiane, Italia është vendi i BE me borxhet më të mëdha. Kuota e borxheve ishte në vitin 2018 në 132,2 për qind, ndërkohë që kriteret e BE e lejojnë të jetë deri në 60 për qind. Një vlerë rekord për Italinë: 2,4 bilionë euro. Një pjesë e madhe e këtyre borxheve të shtetit italian i mbajnë bankat italiane. Më shumë se 400 miliardë euro borxhe shtetërore të Romës, janë shkruar në bilancet e bankave, shkruan gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, e cila thekson se kjo është më shumë se kapitali që ka i gjithë sistemi bankar të vendit.

Rreziqe për bankat

Kostot e larta të borxheve shtetërore rëndojnë jo vetëm buxhetin italian. Përqindjet e larta duhet të paguhen në vijimësi dhe kufizojnë hapësirën për shpenzime të tjera. Rreziqe për bankat janë edhe humbjet e kursit të borxheve shtetërore, të cilat dobësojnë kapitalin e bankave dhe krijojnë frikë për kosto më të mëdha financiare. Për të vlerësuar nervozizmin e tregjeve duke pasur parasysh këto shifra, ndihmon të hidhet një vështrim mbi shprehjet që lëshon politikani i Legës, Salvini. “Nuk është vetëm e drejta ime, por edhe detyra ime që të mos merrem me kufizime të caktuara evropiane, prej të cilave vuajnë miliona italianë,“ tha ditën e martë ai për stacionin RAI. Rregullat për zonën e euros ai i vlerëson “se i ka kaluar koha, kufizime fiskale, që na i detyron BE”. Ato janë të vjetruara dhe nuk kanë rëndësi. Aktualisht Salvini mundohet të lidhë koalicion me parti të tjera të djathta në Evropë, dhe kërkon që ta shtyjë djathtas humbjen e shumicës në Evropë, gjatë zgjedhjeve të ardhshme. Pozicione si ai i Salvinit ngarkon gjithnjë e më shumë monedhën e përbashkët evropiane. Pas fjalimit të fundit të politikanit të Legës, Euro ra ditën e mërkurë deri në 1,1178 dollarë.

Ekonomi e dobët

Tregjet do i kishin injoruar fjalime të tilla gjatë fushatës elektorale, nëse gjendja ekonomike e vendit do të jepte arsye për të shpresuar. Sipas vlerësimeve të fundit të Komisionit të BE-së, deficiti shtetëror i Italisë është rritur në 134 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të vendit. Vitin tjetër priten të jenë 135 për qind. Përkundër kësaj forca ekonomike në tremujorin e fundit të viti ra dhe plusi në tre muajt e parë të këtij viti është 0,2 për qind. Për gjithë vitin Komisioni i BE parashikon rritje ekonomike prej 0,1 për qind. Në vitin 2018 niveli i papunësisë ndodhej në 10,5 për qind. Papunësia tek të rinjtë është shumë më e lartë dhe arriti 30 për qind. Shqetësuese është edhe zhvillimi i industrisë: Një fazë dobësimi me ulje të prodhimit karakterizoi katër muajt e pare të vitit. Edhe viti 2018 pati rritje prodhimi prej 0,8 për qind, vlerën më të ulët që prej 2014. Tendenca e keqe vazhdon: Në muajin mars Zyra Italiane e Statistikave, Istat, njoftoi uljen e prodhimit industrial në 0,9 për qind Aprovimi i zgjedhësve për partinë e burrit të fortë të Italisë, ministrit të Brendshëm Salvini duket ta ketë lënë pas krahëve pikën kulminante. Partia e tij Lega, doli në sondazhet për zgjedhjet evropiane me mesatare 31,6 për qind, duke qenë pas partive të tjera sidomos pas partnerit në koalicion, Lëvizja pesë yjet. Gazeta “Corriere della Sera”, njoftonte sidoqoftë në një sondazh të vetin se në muajin maj Lega, ndodhej në 30,9 për qind të miratimit nga zgjedhësit. Një muaj më parë kjo shifër ishte 36,9 për qind. Deutsche Welle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet