Furtunë tek Kukësi, Gjici largon tre futbollistë pas humbjes

Publikuar më 23. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Humbja në shtëpi ndaj Luftëtarit, përveç trajnerit Milinkoviç, ka sjellë pasoja edhe tek lojtarët, të cilët duket se nuk po e justifikojnë veten me fanellën e Kukësit.
Tre futbollistë, Kërkotiç, Memini e Shtubina duket se janë larguar menjëherë nga klubi verilindor, raportojnë burime për gazetën “Panorama Sport”.
Gjendja e keqe e ekipit, po fillon t’i faturohet edhe lojtarëve të veçantë.