“Furtunë” në Hipoteka, ministrja e Drejtësisë: Shkarkohen 8 punonjës

Tetë punonjës të Hipotekës janë shkarkuar nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, pas ankesave që janë bërë nga qytetarët në portalin online.
Ministrja e Drejtësisë, tha sot në një deklaratë për mediat se janë shkarkuar 8 punonjës të Hipotekave pas ankesave nga qytetarët në portal dhe verifikimit nga grupet e inspektimit qe evidentuan probleme në ZVRPP.
“Ministria e Drejtësisë mbetet e angazhuar për të zgjidhur ankesat e qytetarëve. Në muajt e fundit përmes platformës qytetarët kanë shkruar dhe adresuar 207 aneksa. Kam urdhëruar ngritjen e grupeve të inspektimit, që kanë inspektuar Hipotekat në Fier Shkodër, Elbasan dhe Korçë. Janë konstatuar shkelje të ligjit, për 15 ankesa të zgjidhura zvarritjet janë disa vjeçare në shkelje me ligjin. Të vendosur për të goditur shkeljet e ligjit, sot kam marrë masat deri në shkarkim për 8 punonjës të ZVRPP për Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë”, tha Gjonaj.

Të tjera

Abissnet