Furtuna në drejtësi/ Prokurori shqiptaro-amerikan: Shqipërisë i duhen njerëz gjigandë

Gjon Junçaj, ish-këshilltar ligjor kundër korrupsionit, i cili ndihmoi në implementimin e reformës në drejtësi, kujtoi të shtunën 28-vjetorin e vdekjes së prokurorit anti-mafia Giovanni Falcone me një dedikim të veçantë Shqipërisë.

Përmes një postimi në Facebook-un personal, Junçaj, tha se Shqipëria ka nevojë për prokurorë si Falcone apo kolegu i tij Paolo Borsellino, “njerëz që vlerësojnë shërbimin publik dhe institucionet publike më shumë se sa fuqia politike dhe pasuria personale. Njerëzit shohin ndryshimin midis një personi që ecën me krenari dhe atij që ecën me sekrete”.

Junçaj, prokuror amerikan dhe ekspert i luftës kundër korrupsionit ka kontribuuar në Shqipëri për reformën në drejtësi duke dhënë pas vitit 2015 asistencë dhe trajnime trupës së prokurorëve, të cilët do të aspironin për strukturat e reja të drejtësisë si Struktura e Posaçme Anti-korrupsion (SPAK) apo Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH).

Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino ishin dy prokurorët anti-mafia të fillim-viteve ’90 të cilët sollën shkatërrimin e rrjetit më të fortë mafioz të Siçilisë.

Për shkak të detyrës ata u ekzekutuan me atentate mafioze, Falcone më 23 maj 1992 dhe Borsellino më 19 korrik 1992.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet