Furgoni me mallra bie nga 200 metra lartësi dhe përfundon në Shkumbin

Një aksident automobilistik është regjistruar këtë pasdite në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Deri më tani bëhet me dije se një furgon mallrash ka dalë nga rruga duke rënë nga 200 metra lartësi dhe më pas ka përfunduar në lumin Shkumbin.

Ende nuk ka informacion nëse ka persona të lënduar apo viktima nga aksidenti i ndodhur.

Raportohet se policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ku priten edhe informacione paraprake rreth asaj që ka ndodhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet