
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ujërat e Barit. Mediat italiane shkruajnë se një rimorkiator i nisur nga Ancona me destinacion Shqipërinë është fundosur në det. Dyshimet e para janë për 5 persona të humbur.
Tragjedia ka ndodhur mbrëmjen e vonë të së mërkurës, në brigjet e Barit ku rimorkiatori “Franco P” u fundos rreth 60 milje larg bregut. Shkaku dyshohet të jetë bërë deti i trazuar. “Sipas hetimeve fillestare rezultojnë të zhdukur 5 persona. Rimorkiatori ishte nisur drejt Shqipërisë”, shkruajnë mediat italiane.
Mediat italiane raportojnë për 1 të vdekur dhe 4 persona të zhdukur, katër shtetas italianë dhe një tunizian. Rimorkatori po tërhiqte një bigë lundruese dhe po e sillte në Shqipëri, u fundos për shkak të motit të keq.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply