Fundjava më rregulla të vjetra, por të paqarta/ Qytetarët mbushin lokalet, policia nis aksionin

Vendimi për mbylljen e vendit ashtu si një javë më parë ka sjell paqartësi në bare dhe restorante. Edhe pse për këtë të shtunë u vendos të qëndrojnë hapur farmacitë dhe marketet, lokalet nuk i kanë ulu qepenat as sot.

Nga një vëzhgim në kryeqytet, lokalet kanë vazhduar aktivitetin si një ditë e zakonshme, teksa shprehen se janë të paqartë më rregullat se si do të procedojnë në punën e tyre.

Ajo që bie në sy është edhe numri i lartë i qytetarëve që kanë zgjedhur të dalin nga banesat e tyre këtë të shtunë, duke shtirur apo pirë një kafe në lokalin më të afërt.

Pas kësaj situate ka reaguar edhe policia e cila ka nisur aksionin për mbylljen e këtij aktivitet të cilët sot konsiderohen të palejuara.

Një ditë më parë kryeministri Rama tha se regjimi i lëvizjes gjatë kësaj jave do të jetë si javën e shkuar duke mos dhënë më sqarime, por u desh një urdhër i mbrëmjes së vonë të Ministrisë së Shëndetësisë për të specifikuar se gjatë fundjavës do të lëviznin deri në orën 21:00 vetëm nënat me fëmijë dhe pensionistët

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet