Fundi qesharak i mashtrimeve të Ramës

Arben Rrozhani*

‘Airport Haber’, portali turk i specializuar për avionët dhe aeroportet, tregoi një foto të aeroplanit të ‘Air Albania’, i pagëzuar si “Lasgushi” nga Edi Rama, i cili prej disa muajsh është në aeroportin e Stambollit. Kjo foto pason shkrimin e një dite më parë të një medieje zvicerane se ‘Air Albania’ ishte thjesht një mashtrim dhe se turqit janë tërhequr nga parneriteti i ‘Turkish Airlines’ me qeverinë shqiptare. Arsyet janë thjesht ekonomike, sepse me ‘Air Albania’, ‘Turkish Airlines’ do të përsëriste dështimin me ‘Air Bosna’, duke e bërë të pavlerë investimin prej 30 milionë eurosh.

ZGJIDHJA kishte deklaruar që në shtator 2018 se ‘Air Albania’ ishte një mashtrim i madh, i bërë përmes një procesi jotransparent, siç i bën punët Rama dhe njerëzit rrotull tij.

Me emrin dhe logon e ‘Air Albania’, Rama u përpoq të prekte ndjenjat nacionaliste dhe krenarinë kombëtare, por pas tyre ai fshihte një aferë korruptive, e cila do të rrëmbente paratë nga buxheti i shtetit. Ai nuk e kishte fare në axhendë uljen e kostove të fluturimeve për shtetasit shqiptarë, që paguajnë më shumë se çdo udhëtar tjetër, prej koncesionit famëkeq të Rinasit firmosur 15 vite më parë dhe lënë në fuqi nga qeveria e tij.

Përmes propagandës buraforike, Rama hipi në avion të rinj, pensionistë, këngëtarë, përfaqësues mediash dhe artistë. Fotot dhe videot e këtyre sfilatave mbi tapet të kuq në Rinas dhe në bordin e avionit të ‘Air Albania’ kanë mbetur të vetmet dëshmi se kompania ajrore, ishte njëri prej mashtrimeve të Ramës që nuk arrit të ngrihej në ajër dhe ata ishin një pjesë e të mashtruarve.

* Sekretar për PR i Partisë ZGJIDHJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet