I ftohti pushton Shqipërinë, ja si do të jetë moti ditën e sotme

Publikuar më 21. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Kthjellimet dhe temperaturat e ulëta dominojnë pjesën më të madhe të territorit, por orët e para të ditës do të kenë mjegull dhe vranësira kalimtare në zonat jugore dhe lindore.
Pjesa e dytë e ditës, por edhe orët në vijim deri mëngjesin pasardhës, e mbajnë territorin shqiptar nën pushtetin e motit të kthjellët, por të ftohtë.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk sjellin ndryshime gjatë mëngjesit, por një rritje të lehtë sjell mesdita duke ngjitur maksimumin në rang vendi në 11 – 12°C.
Era do të fryjë mesatare deri pasdite, kur pritet forcim i erës në kanalin e Otrantos duke arritur shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor, ndërsa në det dallgëzimi ngjitet mbi 3 ballë.