FSHF nxjerr në shitje emrin e stadiumit të ri kombëtar, ja kushtet e vendosura

Stadiumi i ri kombëtar është thuajse drejt përfundimit dhe Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur punën për të gjetur sponsorin. Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në njoftimin e bërë publik thuhet se kompania duhet të ketë një xhiro të paktën 10 milionë euro në vit. Ndërkohë, shitja e të drejtave të emrit do të ketë një afat minimal prej 5 vitesh dhe një çmim dysheme prej 600 mijë euro në vit, në total 3 milionë euro.

Njoftimi i plotë:

Federata Shqiptare Futbollit njofton se po kërkon një sponsor për stadiumin e ri kombëtar. E drejta për të qenë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe përfitime të tjera.

Çdo kompani e interesuar duhet të përmbush kriteret bazë që janë:

Të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milion euro në vit

Të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombëtar.

Shitja e të drejtave të emrit do të ketë një afat minimal prej 5 vitesh dhe një çmim dysheme prej 600 mijë euro në vit.

Çdo subjekt që vlerëson se përmbush kriteret e mësipërme dhe shfaq interes për ofertën duhet të paraqes një letër për shfaqje interesi  deri më datën 15 Gusht 2019.

Shfaqja e interesit do të konsistojë në një letër ku të parashtrohet deklarimi i kompanisë se është e interesuar dhe të paraqitet dokumentacion bazë për xhiron e kompanisë dhe një CV të saj në lidhje me veprimtarinë në vendin tonë apo jashtë tij.

Procedurat e mëtejshme të zgjedhjes së kompanisë do ju njoftohen vetëm kompanive që do të shprehin interes, në një moment të dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet