Fruthi, diagnoza dhe masat parandaluese

Dr. Alma Hoxhaj, mjeke infeksioniste

Parandalimi i vetëm ёshtё vaksinimi i cili ul numrin e tё prekurve nga kjo sëmundje dhe pakëson nё mёnyrё tё ndjeshme ndërlikimet.

Fruthi ёshtё infeksion viral i cili shkaktohet nga virusi i familjes sё paramyxoviridae dhe ka njё infeksiozitet shumё tё lartё. Ёshtё i pёrhapur nё tё gjithё botёn dhe ka njё periudhё inkubacioni deri nё 2 javё.  Ai ёshtё i pranishёm nё faring, konjuktiva, nё  gjak, urinё dhe nё indet e tjera tё tё sёmurёve.

Burimi i vetёm i infeksionit ёshtё njeriu i sёmurё i cili ёshtё infektues qё nё fillim tё periudhёs katarale deri 5 ditё pas shfaqjes sё ekzantemёs. Pёrhapet me anё tё spёrklave nё ajёr qё bien nё membran tё mukozёs tё rrugёve tё frymёmarrjes ose nё konjuktivat. Ёshtё i pёrhapur mё shumё tek fёmijёt e vegjёl mbi moshёn 6 deri nё 8 muaj pasi para kёsaj periudhe janё antitrupat e fituar nga nёna. Zakonisht epidemitё ndodhin nё fund tё dimrit dhe nё fillim tё pranverёs.

Klinika

Zhvillimi i sёmundjes mund tё ndahet nё katёr periudha. E para ёshtё faza e inkubacionit qё mund tё zgjasë deri nё 2 javё dhe shoqёrohet me lodhje, këputje, me ndryshime tё gjendjes sё përgjithshme dhe ndonjёherё mund tё zhvillohet njё ekzantemë makuloze kalimtare.

Periudha e invazionit qё karakterizohet nga ethet, temperatura ngrihet menjёherё deri 40 gradё, shoqёrohet me lodhje, mungesё oreksi, dhimbje koke, rrjedhje nga hunda, laringit, traket tё shoqëruara me kollё tё thatё, konjunktivit, fotofobi, lotim dhe ndjenjën e trupave tё huaj nё sy me rrjedhje seroze ose mukopurulente. Nё 80% tё rasteve shfaqen njolla koplike tё cilat zhvillohen nё mukozёn e brendshme tё faqeve, tё cilat zhduken kur kemi shfaqjen e ekzantemës.

Periudha e ekzantemës ёshtё e tipit makulo papuloz, fillon nё pjesёn prapa veshëve, nё ballё, fytyrë, qafё, trup dhe gjymtyrё nё mёnyrё tё njёpasnjёshme çdo 2-3 ditё. Pёllёmbёt e duarve dhe shputat e kёmbёve nuk preken. Ekzantema ёshtё e ngritur nё lёkurё nё formёn e njollave tё kuqe nё zona tё mёdha tё parregullta dhe edematoze, nё kёtё periudhë janё tё rritura gjëndrat limfatike dhe shpretka. Nё kёtё periudhё kolla bёhet mё e fortё dhe lodhёse, shtohen dhimbjet e kokёs, djersitja, anoreksia, mund tё kemi dhe tё vjella. 5-6 ditё pas fillimit tё ekzantemës fillon tё bjerë temperatura dhe zbehja e elementeve tё lёkurёs si pas rendit qё kanё dalë, derisa tё zhduken plotësisht. Më pas gjendja e pёrgjithshme fillon tё pёrmirёsohet, kjo ёshtё faza e shёrimit e cila pёrfundon me njё deskuamim (rrjepje) tё lёkurёs.

Tek personat me imunodefiçencё tё fituar ose tё lindur si dhe tek fёmijёt e pavaksinuar mund tё kemi forma tё rёnda tё fruthit qё shoqёrohen me hemorragji muko-kutane, temperaturё tё lartё me konvulsione encefalite apo forma hipertoksike.

Ndërlikimet

Janё ato qё vijnë direkt nga virusi ose mbivendosja bakterore, por siç e theksuam mё lart janё mё tё shpeshta tek fёmijёt me imunitet tё ulur dhe tek fёmijёt e pavaksinuar. Ato mund tё jenё respiratore, tё aparatit tretës, kardiovaskular, hematopoetik, tё syrit dhe encefaliti tё cilat kёrkojnё hospitalizim tё tё sëmurit.

Diagnoza vendoset klinikisht nё fazёn prodormale me njollat e koplike dhe me ekzantemën, tipin dhe shpërndarjen e saj, si dhe shenjat e tjera klinike. Nё gjakun periferik kemi leukopeni tё lehtё me neutropeni, me ekzaminim citologjik tё sekrecioneve nazale, sputumit, konjuktivave apo urinёs, nёpёrmjet imuno fluoreshencёs dhe testit imunoenzimatik. Prognoza ёshtё zakonisht e mirё tek fёmijёt e vaksinuar dhe e rezervuar tek ata të pavaksinuar.

Mjekim

Nuk ka mjekim pёr fruthin. Mjekimi ёshtё simptomatik sipas shenjave dhe klinikës megjithatë duhet të theksojmë se nё tё gjitha rastet duhet tё konsultoheni me mjekun infeksionist. Parandalimi ёshtё vaksinimi i fёmijёve i cili ul numrin e tё prekurve nga kjo sëmundje, si dhe pakëson nё mёnyrё tё ndjeshme ndërlikimet e kёsaj sëmundjeje.

Tek personat me imunodefiçencё tё fituar ose tё lindur, si dhe tek fёmijёt e pavaksinuar, mund tё kemi forma tё rёnda tё fruthit qё shoqёrohen me hemorragji muko-kutane, temperaturё tё lartё me konvulsione encefalite apo forma hipertoksike.

Të tjera

Abissnet