FRIKSHËM/Kroaci, Kryeministri Plenkoviç: Si në film, u zhdukën disa shtëpi, rrugë… (Foto)

Foto 1 nga 9 Pas Para

Reshjet e mëdha të shiut në rajonin e Karllovcit dhe Kostajnicës kroate si dhe shkrirja e borës ka bërë që lumi Una të dal nga shtrati dhe niveli i ujit të arrijë kuotat maksimale, që nuk janë parë ndonëjherë në këto zona.

Për të vëzhguar nga afër situatën në këtë zone, ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, prezent ishte edhe Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç që ishte edhe dëshmitar i skenave të frikshme me shkarjet e dheut  që prodhoi pushteti i ujit, përveç se pamjeve biblike të qindëra hektarëve tokë të përmbytur që disa ditë.

“Si në film, u zhdukën disa shtëpi, rrugë, dy makina të kompanisë energjetike, HEP, që kishin ardhur në mëngjes për të rregulluar linjat e dëmtuara,” tha kryeministri Plenkoviç pas mbledhjes së Shtabit të krizës në Kostajnicë, duke shtuar se shkarjet e dheut janë pasojë e sasive të mëdha të borës që ka ra para pak kohësh.

“Këto vërtetë janë situata të jashtëzakonshme!” tha kryeministri Plenkoviç i cili shoqërohej nga ministri i Mjedisit dhe Energjetikës, Tomisllav Çoriç, ministri Damir Krstiçeviç, Drejtori i Emergjencave, Dragan Llozançiç dhe Drejtori i Ujërave të Kroacisë, Zoran Gjurokoviç

Banorët e këtyre zonave vazhdojnë të furnizohen me bukë dhe të shkojnë në punë me varka, aktualisht janë dhjetëra shtëpi të përmbytura, ndërsa në Rrugëne vjetër, si pasojë e shkarjes së dheut janë dëmtuar dhjetëra shtëpi.

Për fat nuk kishte viktima, tha kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç i cili premtoi se qeveria do të ndërmarr të gjitha masat, që ata të cilët kanë mbetur pa kulm mbi kokë të strehohen ndërkohë shtëpitë do t’ju rindërtohen.

Në rajonin e Karlovcit dhe Kostajnicës kroate, niveli i ujit vazhdon të rritet, shkarjet e dheut vazhdojnë, ndërkohë situatë serioze paraqitet edhe në liqenin e Peruçit.

Të tjera

Ku po shkojmë?

Nga Koço Kokëdhima Fondi Monetar Ndërkombëtar ishte mjaft i ashpër dhe kritik në raportin e parë të programit të post…

Abissnet