
Teksa shumë shtete të Bashkimit Evropian kanë pezulluar përkohësisht vaksinimin me AstraZeneca, në Shqipëri kjo gjë nuk do të ndodhë.
Të radhës që janë në pritje të marrjes së dozës së parë të kësaj vaksine janë arsimtarët, të cilët po përballen me frikën dhe pasigurinë që ka shkaktuar kjo kompani. Ndërkohë mësuesit të cilët hezitojnë të marrin dozën duke e refuzuar atë, duhet të plotësojnë një formuluar, duke argumentuar se përse nuk janë dakord dhe pse vaksinimi nuk është me detyrim.
Në këtë formular të siguruar nga gazeta “Shekulli”, renditen disa fakte që çdo mësues është i vetëdijshëm për rrezikshmërinë nga COVID-19, por nuk e pranon këtë proces. Çdo mësues i cili refuzon, duhet të plotësojë formularin me të dhënat individuale.
Nga ana tjetër lidhur me situatën e krijuar nga vaksinimi me AstraZeneca, nga Komiteti i Ekspertëve apo Agjencia e Barnave në vendin tonë mungon një reagim zyrtar.
Sakaq, kryeministri Rama i pyetur për garancitë që kishte për vaksinën AstraZeneca, Rama dha si argument pak ditë më parë se ajo, kishte mbërritur nga Suedia dhe sipas tij në këtë vend nuk kishte asnjë shans që të qarkullonin vaksina të pasigurta.
“Vaksina AstraZeneca është pezulluar është e vërtetë, por ju jeni në detyrimin e madh profesional dhe njerëzor që të mos bëheni përçues të të pavërtetave dhe lajmeve të pa konfirmuara. Është e pamundur teorikisht se nëse do kishte të vërtetë shqetësuese të lejonte bota, lëvrimin e sasive. Sasia që morëm dje erdhi nga Suedia. Dhe nuk do të lejonte të vinin nëse do kishte diçka”, tha Rama tre ditë më parë.
Të paktën 12 shtete kanë refuzuar dozat e kësaj vaksine, përfshirë së fundmi Suedinë dhe Gjermanin.
Po ashtu, Franca, Iitali, Gjermania, Spanja, Danimarka janë disa prej shteteve të Unionit që kanë marrë vendimin për të pezulluar vaksinën Astra Zeneca deri sa të merret një vendim përfundimtar nga organizmat ndërkombëtare.
Ekspertët e sigurisë së vaksinave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të takohen sot për të shqyrtuar Oxford-AstraZeneca, pasi shumë vende europiane ndaluan përdorimin e tyre.
Ndalimi ka ardhur për shkak se ka pasur raportime nga të vaksinuarit në Europë, për mpiksje gjaku.
Rregullatori i ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar dhe OBSH thonë se nuk ka prova të një lidhjeje mes vaksinave dhe një mpiksjeje gjaku.
Ekspertët, pas takimit të sotëm, pritet të marrin vendim të enjten, nëse do të vazhdojë vaksinimi me Oxford-AstraZaneca. Rreth 17 milion njerëz në BE dhe MB kanë marrë një dozë të vaksinës, me më pak se 40 raste të mpiksjes së gjakut të raportuar që nga java e kaluar, tha AstraZeneca
Shqetësimet se mund të ketë një lidhje bënë në 12 vende europiane të pezullojnë përkohësisht përdorimin e vaksinës.
Vende të tjera, përfshirë Austrinë, kanë ndaluar përdorimin e grupeve të caktuara të vaksinës si një masë paraprake. Sidoqoftë, Belgjika, Polonia, Republika Çeke dhe Ukraina thanë se do të vazhdonin të administronin vaksinën AstraZeneca.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply