Frika nga stuhitë dhe rrufetë, mbyllet për arsye sigurie Akropoli

Sajti arkeologjik i Akropolit do të mbyllet ditën e sotme për arsye sigurie, bëri me dije Ministria e Kulturës pas paralajmërimeve të sinpotikanëve për stuhi dhe reshje të dendura shiu.

“Sipas informacionit nga Shërbimi Kombëtar Meteorologjik (EMY) dhe Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes së Qytetarëve, në pasdreke pritet të ketë një stuhi të fuqishme”, tha Ministria, duke cituar informacionet e fundit mbi motin.

Në mbylljen e Akropolit ndikoi edhe ngjarja e ndodhur të mërkurën pasdite, ku dy roje dhe dy turistë mbetën të plagosur nga rrufeja. Akropoli është i pajisur me një rrufepritëse, që është e vendosur pranë tempullit të Erehtheinoit, por incidenti ndodhi në zonën e biletave.

Akropoli i Athinës, i ndërtuar gjatë qytetërimit mikenas është një ndër sajtet më të vizituara nga turistët në Athinë, ku vetëm vitin e kaluar u vizitua nga mbi 3 milionë turistë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet